Rrjeti rrugor shqiptar përveçse është i papërshtatshëm për të transportuar makineritë dhe tubacionet e rënda që kërkon projekti TAP, rrezikon të amortizohet edhe më tej.
Burime shqiptare pranë grupit Metka S.A. bënë me dje se, sistemi rrugor shqiptar është mjaft i papërshtatshëm për transportin mjeteve dhe makinerive që duhen për gërmimin dhe shtrimin e tubacionit, raporton Monitor.
Vetë tubat disa tonelata do të hasin vështirësi në transportimin e tyre drejt destinacioneve, po më e rënda është se ato mund të krijojnë probleme të rënda amortizimi në rrugët ekzistuese.
Të njëjtat burime pohuan se inventari i deri tanishëm i rrugëve rurale nuk është i saktë. Pasi shumë prej këtyre segmenteve pasi janë verifikuar në terren kanë rezultuar në gjendje më të mjerueshme se sa është raportuar fillimisht. Burimet pranë kontraktorit potencial e thonë me bindje se, llogaritë e
TAP për infrastrukturën mbështetesë do të rriten të paktën edhe me 20 për qind , për shkak se, realiteti në rrjetin rrugor që të con të vija e tubacionit është shumë më e rëndë se sa është raportuar.
Ndërtimi i rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri është një hap vendimtar në përgatitjet e TAP-it për ndërtimin e tubacionit,i parashikuar për të filluar në vitin 2016. Fushëveprimi i punës për këtë kontratë mbulon ndërtimin dhe rehabilitimin e mbi 100 kilometrave rrugë përgjatë trajektores së tubacionit: në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakrukes si edhe në rrethinat e Potomit në rajonin e Beratit dhe Seman dhe Topojë në rajonin e Fierit dhe Ndërtimin e dy urave të reja dhe rehabilitimin e rreth 50 urave ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit. Punimet pritet për këto rrugë pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të vitit 2015.
TAP ka përzgjedhur një sipërmarrje të përbashkët formuar si konsorcium nga Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo s.p.a për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri.
Gener 2 sh.p.k është kompania udhëheqëse në këtë konsorcium kompanish . Ajo është një kompani shqiptare me një përvojë 20 vjeçare që merret me ndërtim dhe zhvillim. Kompania ka zbatuar një numër të madh projektesh si në pronësi private ashtu dhe të financuara nga shteti ku janë përfshirë punime dhe shërbime të ndryshme si punime inxhinierike, projektim menaxhim, koordinim dhe mbikqyrje e ndërtimeve si dhe aktivitete të tjera.

Me kujtohen Komani e Fierza, qe gjithashtu kishin veshtiresi per shkak te rrugeve, por kur fliste Aiiiii, as qe nuk diskutohej veshtiresia, por puntoret e cdo zanati, zinin rradhen, kush te merrte persiper detyren, leku as qe behej fjale.
Sot veshtiresia me e madhe, nuk jane rruget, por paraja, jepi parane dhe sdo te keni as problemin me te vogel, se shpirti i shqiptarit, arriti ne ate derenxhe sa shitet per para, si ai piloti, qe se ngopte zanati i pilotit ne Shqiperi dhe morri rrugen pa kthim, per disa para te qelbura, por qe demoshkerdhatoksia, na i lan dhe shperlan.
Fierza ka pasur jo pak transporte,super te renda.Nga Shkodra ne Fierze mbi 160 km,kthesa,humnera,rruge te ngushta,por te shtruara mire dhe ngarkesat pa problem.Harrova te shtoj dhe pranine e ngricaje jo rralle.Transporti i tubacioneve te TAP-it eshte si loje kalamajsh.Shkrime te kota.
normal qe greket keshtu do thone. ju prish plani maskarenjve qe tubacioni do kaloje edhe nga shqiperia pranda. e kane inatin me ne qe me ne fund nje project si ky na ben edhe ne pjese