Bedri Islami
Ndoshta është nga rrugëtimet më të gjata që ka bërë Shqipëria. Më shumë se 30 vite të nisur dhe të pa arritur. Gjithnjë është gjetur një vjegëz ku është mbështetur refuzimi evropian për Shqipërinë dhe, sado që herë-herë ajo ka qenë Franca, Holanda apo një shtet tjetër, e vërteta nuk ka ndryshuar. Porta ka qenë e mbyllur, premtimet janë përsëritur nga njëri vit në tjetrin, përbetimet se tani ka ardhur koha kanë qenë të vazhdueshme; personalitete fuqiplotë të BE-së, ndërsa kanë qenë këtu i kanë përsëritur, por fakti mbetet.
Edhe kësaj here u gjet një shtet tjetër, i cili, dorën në zemër, është shumë më pak evropian se sa Shqipëria, i cili, duke nxjerrë nga sirtarët e vjetër çështje nacionale të lëna në harresë, për gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me vendin tonë, është shkaku i dukshëm i asaj që ka ndodhur: ne jemi ende në pritje. Problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, të vjetra sa bota dhe të pagjetura kurrë një zgjidhje, të ri ngritura si kusht për të qenë në familjen e madhe vetëm nëse zgjidhen , çka as nuk mendohet të kenë një rrugë kompromisi, megjithëse nuk kanë asnjë lidhje me vendin tonë, dominuan në këtë bashkësi shtetesh për të thënë edhe një herë “ jo”.
Ka disa gjëra të ndjeshme në këtë refuzim. Nuk është i pari dhe mundet të mos jetë as i fundit. Si u kryengrit shteti bullgar, nesër, një ditë të ardhshme, mund të gjejë një shkak tjetër shteti grek, ose me fqinjin e tij sllav, ose edhe me vendin tonë. Mund të kërkojë që Marrëveshja e Detit të bëhet si ishte dikur, nën qeverisjen Berisha, megjithëse të gjithë e dinë humbjen; mund të kërkojë ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë edhe aty ku nuk ka shkelur këmbë greku, si në Bjeshkët e Tropojës, dhe, përsëri çdo gjë do të nisë nga e para.
Pyetja e parë që bëhet është: a i ka kryer Shqipëria detyrat e saj të shtëpisë?
Shefi i qeverisë thotë se, po. I ka kryer dhe e meriton të jetë aty ku i takon. Për më tepër, shton ai, ne jemi në mesin e Evropës dhe, doni apo nuk doni ju, aty është vendi ynë.

Opozita ka mendim tjetër. Ajo thotë se Shqipëria nuk i ka kryer detyrat e saj dhe nuk meriton të jetë në BE. Fakti që ka humbur zgjedhjet për të tretën herë rresht nuk e ka bërë opozitën tonë as më të mençur dhe as më patriote. Nuk besoj se ka opozitë diku tjetër që, për inatin e vjehrrës, është gati të flejë me mullixhinë. Opozita jonë e bën këtë. Ajo tërheq drejt vetes çdo degë për të bërë shtetin e tyre të pabesuar, vetëm se qeveris armiku i saj. Jo kundërshtari, armiku. Ky mentalitet na dërgon diku pas në vite, por, kur sytë t’i mposht errësira, nuk mund të shkosh larg.
Shefi i qeverisë ka thënë se i kemi bërë detyrat, edhe kur nuk i ka bërë. Por tani është një gjendje ndryshe, jemi pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat asaj dite ishin të qeta, normale, pa përplasjet e zakonshme në dyert e qendrave të votimit dhe me një mbrëmje vezulluese për opozitën, e cila brohoriti fitoren dhe një mëngjes ngazëllues për shumicën. Raporti paraprak dhe vlerësimi ndërkombëtar nuk duan të ia dinë se çfarë ka ndodhur më parë dhe , megjithëse i njohin të gjitha hilet shqiptare, nuk kanë parë asnjë palë zgjedhje të miratohen dhe të pranohen nga të gjithë. Institucionet ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë e dinë po aq mirë se në shtator opozita do të kthehet në Kuvend, do të zhurmojë disa ditë për të mbuluar humbjen dhe për katër vite do të ripërsëritet, thuaj nga të gjithë, i njëjti tog fjalësh si do e thotë lideri i tyre.
Nëse refuzimi i Holandës, për shembull, ishte për mos funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, tani ajo po vepron, megjithëse ndjehet politizimi i saj; Gjykata e Lartë, po ashtu, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po ecin; reforma në Drejtësi, meraku më i madh i ndërkombëtarëve, ka bërë pastrime të thella, megjithëse “ujqërit e mëdhenj” të drejtësisë po ikin pa rënë në çark.
Në sesionin e ardhshëm Shqipëria do të ketë një kusht shtesë: çfarë do të bëhet me Vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen “non grata” të ish presidentit dhe ish kryeministrit, Sali Berisha. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e opozitës dhe, si është shfaqur gjithnjë, nuk do të pranojë të jetë kurrë violinë e dytë. Me zërin e tij të “tenorit politik” do të mbulojë gjithë të tjerët, duke këmbëngulur se përcaktimi i tij si minues i demokracisë është vepër e Edi Ramës dhe e plakut Soros. Tom Doshi, që dukej problem i madh, gjeti zgjidhjen: u largua, duke futur tre zëra të tij. Sali Berisha nuk e bën dot këtë. Ai kërkon zërat e të gjithëve të bashkuar në zërin e tij.
Parlamenti i ri ende nuk është shfaqur. Sido që të jetë, nuk do të mund të jetë aq mediokër sa ky i fundit. Por BE nuk i intereson se cilët kanë vendosur në listat prioritet shefat e partive. Atyre u është dashur dita e 25 prillit dhe ajo kaloi më mirë se çdo ditë tjetër e ngjashme. Një kusht i plotësuar, me gjithë hilet e njohura.
E, megjithatë, ky vend ka shumë për të bërë, por erdhi një moment kur skeptikët e vjetër, të themi Franca, Danimarka, Holanda u duk se u bindën. Jemi përsëri jashtë. Me shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut, si duket, jemi lidhur si një pendë qe, ose të dy së bashku, ose asnjëri. Ka shumë mundësi që edhe disa vite –asnjëri. Historia zvarritet.
Zëra të arsyeshëm, që nga Departamenti i Shtetit, kanë publikuar mendimin e tyre: Shqipëria e meriton të jetë pjesë. Natyrisht, deri në cakun e duhur ka shumë rrugë, por, kur nuk është dhënë ende shenja “start”, gjërat nuk mund të lëvizin nga vendi.
Shqipërisë i duhet ende të skuqet nën diellin e saj, duke pritur çastin kur gjithë pjesët e BE-së, të bien në paqe me vete, me opozitën e tyre, me rrymat nacionaliste brenda vetes dhe, në fund, edhe të zgjidhin problemet e vjetra, shumë të vjetra , me fqinjët.
A i ka bërë Bashkimi Evropian detyrat e tij?
Ambasadori i saj në Shqipëri, Luigji Soreca, me siguri, thotë, po. Ai është këtu për të paraqitur pikërisht mendimin e institucionit që e ka deleguar. Bashkimi Evropian që ka dëgjuar gjakftohtë refuzimet franceze apo holandeze, me sigurinë më të madhe, e ka ditur se shteti bullgar do të refuzojë.
Loja e vjetër ripërsëritet, megjithëse fusha e lojës ndërrohet.
Kur kundërshtonte shteti francez, holandezët heshtnin. Nuk kishin përse të merrnin flamurin e kundërshtimit, kur ishte një vjegëz. Shqipëria qëndronte jashtë. Holandezët gjakftohtë, edhe të mirë me Francën, edhe të mirë me Shqipërinë.
Kur Franca u duk se po bindet, kur qëndrimi i saj po shkonte drejt miratimit, atëherë u shfaq Holanda. Shkaku ishte i çuditshëm: shqiptarët në Holandë janë bërë krerët e grupeve kriminale. E vërteta ishte ndryshe, por kjo nuk kishte rëndësi. Franca heshti, Holanda refuzoi. Atëherë u krijua mendimi se Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, e njohur e vjetër e ministrit të jashtëm të Holandës, kishin ndikuar në këtë refuzim. Në një holl hoteli në Tiranë, shkëmbimi i duarve dhe buzëqeshja mes zonjës Basha dhe ministrit të kohës u duk si sinjali i refuzimit.
Ndoshta nga ky përngjasim niset edhe Berisha apo figura të PD-së që mendojnë se të zezën Berishës ia bëri Edi Rama.
As njëra dhe as tjetra nuk ishin të vërteta. As Lulzim Basha nuk ia mbushi mendjen atdheut të dytë të tij se Shqipëria duhej të lihej jashtë portave të BE-së, dhe, as Edi Rama nuk ia mbushi mendjen Departamentit të Shtetit për të shpallur Berishën dhe familjen e tij, ashtu si e përcaktoi. Shtetet e mëdha dhe klasike në politikën e tyre nuk shkojnë me mendjen e liderëve tanë.
Përse BE nuk i përmbushi detyrat e tij?
Ka shumë shkaqe, njëri ndër më themeloret se vetë ajo strukturë ka nevojë të domosdoshme të rinovohet, të ketë vizion më të gjerë për zgjerimin dhe bashkimin, të shfaqet më frymëmarrës dhe mirëkuptues.
BE e themelimit nuk është BE e sotme. Idetë e ngritura në krijimin e saj i kanë qëndruar kohës, por tani vetë koha kërkon një qasje tjetër. Në këtë BE-në e sotme fryma nacionaliste është shumë më e ashpërsuar , më radikale se në BE e pasluftës apo në krijimin e këtij institucioni themelor.
BE nuk u bë kurrë SHBA dhe nuk kishte përse të bëhej, por kakofonia e zërave të sotëm, ku bashkohen në një interesa të çastit me qëllime të ardhura nga e shkuara, nuk kanë të bëjnë me idetë që kishin themeluesit e saj.
BE nuk u ngrit që shtetet anëtare, përmes presionit politik, ta përdorin atë që shtete të veçanta të zgjidhin problemet e tyre nacionaliste , duke synuar që përmes kësaj lëvizje të mbeten në pushtet, dhe as që brenda shteteve të civilizuara të ketë rryma të ftohta nacionaliste apo ksenofobe.
Detyra themelore e BE për afrimin e popujve evropianë tashmë nuk është më prioritet. Për fat të keq është kështu.
Dhe, si gjithnjë, harxhet e popujve të mëdhenj, i paguajnë të vegjlit.
Po tani?
Vështirë se ka pasur një popull evropian që e ka synuar më shumë këtë bashkim, se sa populli ynë. I lodhur, do të thoja, i dërmuar nga sistemi monist, i kishte mbetur vetëm një ëndërr, Evropa.
Për 30 vite ka ecur drejt saj dhe nuk ka arritur ende.
I kanë thënë detyra, përsëri detyra, të cilat janë shndërruar në lojë luftash mes partive politike, e përsëri asnjë derë ende nuk është hapur si duhet.
A mund të vijë një ditë lodhja nga e gjithë kjo zvarritje?
Nuk e besoj.
Por lodhja do të vijë.
Dhe do të jetë zgjidhja e vetme: nëse Evropa nuk vjen te ne, po shkojmë ne drejt saj.
Vonesa shpesh herë ka sjellë drama të mëdha. Zbrazja e Shqipërisë është, mes të tjerave, edhe harresa e detyrave të BE-së.
Ashtu si ndodhi tani.

O enveristi Bedri Islami:
PO ME GJEJ NJE KRYEMINISTER TJETER NE BOTE QE E KA BABANE, KILLER APO VRASTAR GJAKATAR
njashtu:
Si Edi Rama ne Shqypnine enveriste, 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit, me trego nje baba kryeministri ne Boten Demokratike si Kristaq Rama qe vari ne litar Havzi Nelen, poet disident antikomunist,
dhe:
Pastaj hajde te flasim me llogje propagande per BE qe nuk ka kryer detyrat e shpise
Wow! Akoma gjallë qenka ky me këtë nick name -in e çuditshëm *intelektuhale”? Ogur i keq për shqiptarët. Fosilet, mbasi zbulohen, ballsamosen me formalinë, janë për muzeume dhe jo për të qelbur mjedisin publik!
O Edi Rama, qe fshihesh pas gaxhoit msusi i malcise:
PO BEJI TE FALA SPIRO KOLEKES QE ISHTE FOSILE E ENVERIT DHE QE RASI NE BURG, BUMCIN DHENDERIN E TIJ DHE E SHPALLI ARMIK TE KLLASES
sepse:
I kapi gocen, kusheriren tende nga Aneta duke bere seks me shoferin e Bumcit me kembet perpjete ne kravatin bashkeshortor dhe kjo histori erotike me te vertet do formaline se ka 50 e kusur vjet qe qelb mjedisin publik.
AFERIM PER KETE KRYEMINISTER SI NJE FOSILE E PARTISE SE PUNES
Me vien keq per popullin, por nga ana politike dhe administrative, Shqiperia eshte larg Europes.
Ky komentusei qenka vari k…. nga me dha e kokes. Quan veten edhe “Intelemtuali” pale!
Derr i ndyre qe ze me gojemuti pa njohur e pa ditur kush ja qene Kristaq Rama. Dhe shpif si derr, bash si krimineli me damke Sali Berisha qe ve ne pune keta WC te gjalla!
Nuk është përmbushur ASNJË detyrë.
-Droga lumë nga çdo drejtim.
-Korrupsioni dominues në çdo zyrë shteti.
-Pronat e vjedhura dhe grabitura njerëzve të ndershëm.
-Gjykatat,prokurorët,avokatët kampjonët e vjedhjes.
-Fallsifikimet e pasurive shtetrore në bashkëpunim me shtetin.
-Patentat e shoferave me pagesë,pa asnjë ditë mësim.
-Universitetet kjoska pa asnjë nivel studimi që vjedhin rininë.
-Mafja shtetërore që sfidon ligjet që kanë vlerë vetëm kush nuk paguan.
Mjafton të beni një eksperiment te thjeshtë.
Kërkoni një certifikatë pasurie në shqipëri dhe në një vend të BEsë.
Aty do kuptoni mizerjen e shtetit qe urdhëron BE në ta pranojë si antare.
Jo. As BE nuk i ka bere detyrat. E cfare pastaj? Nuk na meritojne?
Bobobobo….me mire degjoj pordhet e Gramoz Rucit se sa te lexosh deri ne fund kete pacavure.
Guinea i ploteson kushtet per hapjen e negociatave me BE-n,por jo Shqiperia qe qeveriset nga nje drogaxhi dhe organizata mafioze e”rilindjes”.
Prill 2018 Kryetari i Komisionit për çështje të BE-së në Bundestag Gunther Krichbaum rikonfirmon qëndrimin e tij: “Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave me BE-n”.
Mbas kesaj deklare te Gunther Krichbaum ndodhi ajo qe mund te ndodhte vetem nga nje organizate gangsterash (“rilindja” është e tillë). Drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama dhe banda mafioze e tij ndermori nje sulm denigrues,shpifes,privat e familjar ndaj personit te Gunther Krichbaum,duke menduar se me shpifjet private ndaj tij do te fitonte pikë,por ndodhi e kunderta.Mafiozi D’Rama ne viziten e tij ne Gjermani i mohoi shpifjet .Kan dale nga mediat private,i tha Edvin D’Rama gjermaneve!Nga te dhenat tona (sherbimi sekret gjerman) i than gjermanet, shpifjet kan dale nga portali Lexo.al,qe eshte nen ndikimin e Endri Fuges,(pra Kryeministrise),Pamflet.al nen ndikimin e ish Ministrit te Brendeshem (Saimir Tahirit), Tiranapost.al nen ndikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.Genjeshtra,genjeshtra belbezonte i paftyri D’Rama. Dhe gjermanet u larguan pa pranuar as ftesen per darke me mashtruesin,qe e lan si mut.Nga ky moment u venit edhe mbeshtja e socialisteve gjermane,qe kuptuan se kishin te benin me nje mashtrues ordiner.
Mark Hauptmann,deputeti i Bundestag Gjerman që dha dorheqje sepse po hetohet për afera korruptive,u takuan me Ramën pa ambasadorin.
22.03.2021 Shtypi gjerman ngre hije dyshimi për deputetët CDU/CSU (Titulli origjinal i shkrimit në “Der Tagesspiegel” shkruar nga gazetarja Claudia von Salzen ” Abgeordnete auf Abwegen : Die dubiosen Reisen von Unions-Politikern.Von Albanien bis Aserbaidschan: Mehrere Bundestagsabgeordnete pflegten sehr spezielle Beziehungen ins Ausland. Eine Spurensuche”
Tiranë, 24 maj 2018, një aeroplan i Austrian Airlines zbret në kryeqytetin shqiptar, me Mark Hauptmann, deputet i Bundestag Gjerman, në bord. Nga aeroporti ai duhet të shkojë direkt në një takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ministria e Jashtme e kishte këshilluar më parë atë që të merrte me vete ambasadorin gjerman në këtë takim. Sidoqoftë, sipas informacionit të Tagesspiegel, Hauptmann e refuzon këtë sepse sipas tij ky është një takim “gjysmë zyrtar”. Pak para nisjes nga Gjermania, politikani i CDU merr një mesazh nga udhëheqja e grupit parlamentar CDU/CSU. Atij “urgjentisht” i kërkohet që të shoqërohet nga ambasadori gjerman në takimin e tij me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm. “Kjo është një partikë e zakonshme për deputetët e Bundestag në diskutime të tilla të nivelit të lartë.” Udhëtimi u financua nga grupi parlamentar CDU/CSU, kështu që nuk mund të bëhej fjalë për takime “gjysmë zyrtare”. Pas mbërritjes në Tiranë, Hauptmann e pret një punonjës i ambasadës gjermane në aeroport. Diplomati e pyet përsëri nëse dëshiron të shkojë në takim me Ramën i shoqëruar nga ambasadori. Hauptmann thuhet se u përgjigj se ai kishte çështje konfidenciale për të diskutuar me Ramën.Hauptmann dha dorëheqjen së fundmi nga mandati i tij parlamentar sepse u zbulua se ai kishte një fletëpalosje reklamuese të financuar në zonën e tij elektorale nga Azerbajxhani. Historia e “ekskursionit” të Hauptmann në Shqipëri tregon se disa deputetë gjermanë mbajtën një marrëdhënie shumë të veçantë jo vetëm me regjimin në Baku, por edhe me shtetet e tjera, të cilat shkonin përtej kontakteve politike normale. Një muaj para vizitës së Hauptmann në Tiranë, Rama takon Kancelaren Merkel në Berlin. Në atë kohë, Shqipëria shpresonte që bisedimet e pranimit në BE të fillonin shpejt, por u duk se Angela Merkel nuk ishte e përkushtuar për këtë çështje. Në Gjermani, kërkohet miratimi i Bundestagut për një vendim të tillë, por ekzistonte skepticizëm, veçanërisht midis anëtarëve të CDU/CSU. Ata shohin deficite në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e shohin të parakohshëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Një nga kritikët nga Grupi Parlamentar CDU/CSU (bëhet fjalë për Gunther Krichbaum, kryetari i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman) u sulmua personalisht nga media shqiptare pranë Edi Ramës.Si pasojë e këtij sulmi, deputetët e Unionit CDU/CSU më pas anulojnë një udhëtim në Shqipëri. Nga ana tjetër,Hauptmann zhvillon një bisedë me Ramën në këtë situatë të tensionuar, në të cilën do të preferonte të mos kishte ambasadorin me vete. Më vonë ai nuk paraqet më kërkesa për udhëtime biznesi në Bundestag, por përsëri udhëton në Shqipëri disa herë dhe kalon pushimet e tij atje të paktën një herë. Ndonëse është e paqartë se kush i pagoi këto udhëtime, Hauptmann nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetës Tagesspiegel.Në Shtator 2019, disa ditë para votimit vendimtar në Bundestag për negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE, Hauptmann boton një artikull mbështetës në “Focus”, në të cilin bën fushatën pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. “Kryeministri Edi Rama ka një plan të qartë reformash dhe masa për të luftuar në mënyrë efektive krimin e organizuar dhe korrupsionin,” shkruante ai. Në ditët para votimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialistetë Shqipërisë viziton Berlinin me ftesë të Hauptmann. Kjo konsiderohet tejet e pazakontë sepse CDU/CSU mbajnë kontakte me partinë simotër, e cila është në opozitë në Shqipëri. Hauptmann nuk takohet me këtë parti partnere në udhëtimet e tij në Shqipëri. Hauptmann ishte për herë të fundit në Shqipëri në tetor 2020, pavarësisht krizës së koronës. Në këtë udhëtim, gjithashtu, ai thuhet se ka takuar Edi Ramën. Fotot e disponuara nga Tagesspiegel tregojnë se ai largohet nga ndërtesa e Kryeministrisë në Tiranë.Ish-deputeti i CDU-së Nikolas Löbel, i cili që atëherë ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij për skandalin e maskave, gjithashtu tregoi interes për Shqipërinë. Löbel dëshironte të shkonte në Tiranë dhe të takonte Ramën. Kërkesa e tij për udhëtim pune u refuzua në Bundestag. Hauptmann dhe Löbel nuk janë të interesuar vetëm për Shqipërinë, por edhe për Azerbajxhanin. Të dy udhëtuan në Baku në 2018 për bisedime, Löbel madje edhe dy here të tjera. Bundestagu mori përsipër kostot.
Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”
Hajde o krimineli me damke amerikane Sali Berisha hajde, sa bukur e paske shkruar! Po Edi te ka dhjere ty e gjithe horrave si ty e koke!
Unione FAKE, Bashkim Sharlatanesh.
Nen sqetullen e Amerikes, sajuan nje gjoja bashkim, qe ne 50 vjet nuk ka arritur as te kete nje gjuhe te perbashket, as nje plan mbrojtje strategjik, as ushtri, as politike te jashtme, as institucjone BEje qe te merren seriozisht ne bote, pasi as vete si marrin seriozisht. Funksionaret e larte te BEse, perpara Merkelit, Makronit dhe liderve te tjere jane thjeshte kukulla te denja per divanin e Erdoganit. Nen demagogjine hipokrite te demokracise, mirqenies(te siguruar edhe nga zhvatja qindra vjecare e popujve te tjere) dhe te drejtave te njeriut, kane maskuar dekadencen morale, rracizmin, ksenofobine, impotencen dhe pergjegjesite tragjike te genocideve, kolonializmit dhe krimeve te llahtarshme qe kane kryer pergjate historise, kunder popujve te botes. Edhe atehere gjykonin njesoj si sot: Ata rrace superiore, morale, e shkolluar dhe kulturuar- te tjeret kafshe te pazhvilluara qe o ju sherbenin si skllever oreksit te tyre ose shfaroseshin kur nuk pranonin ” favorin” qe ju ofronte ” kultura”.
Pjesen me te madhe te kohes shqyehen si qente per te shperndare eurot, per te ndare puset e naftes neper bote, per te ushqyer rracizmin qe i bashkon apo per te thurur komplote dhe intriga me rradhe kunder cdo vendi tjeter dhe sfide qe historia i ofron, ne pamundesi per tu ballafaquar si nje superfuqi serioze.
Pa Ameriken nuk kane as moralin, as forcen, as shpirtin ti rezistojne qofte Rusise, qofte Kines, qofte historise, biles as Turqise se nje hoxhe arkaik. Nuk zgjidhin dot asgje. Absolutisht asgje! Edhe per Kosoven apo Bosnjen ne oborrin e tyre, u desh dhe duhet Amerika.
Jemi ne nje shtepi, por duhet te gjykojme gjithmone me koken tone. Venerimi dhe nenshtrimi, jane semundje te popujve primitive te destinuar te zhduken.
Bedri Ja ke bere ndonjehere pyetjen vehtes naten kur fle gjume perse Europa sillet keshtu me Shqiptaret ? Beje njehere dhe jam i bindur qe do te gjesh nje pergjigje per gjithe sforcimet dhe hulumutimet qe zotrote ben neper shkrimet e tua? Te huajt nuk ja kane thene kurre te verteten ne sy shqiptareve dhe ata qe e perfaqsojne ate. Konica ka thene nje shprehje qe eshte ikona e ikonave te mencurise persa i prekt shqiptarevet. “Shqiptaret kujtojne se te huajt nuk na duan por harrojne qe e keqja e Shqiperise jane vete shqiptaret”.
Po cthua o Bedri se vete jeton ne BE….po as I afrohemi Rumanise ne cdo drejtim….lere kte muhabet ne po na futen me hater. Por kam idene ata we drejtojne nuk kane asnje interes qe ne te jemi ne BE duan te bejne cre duan…
I nderuari Bedri!
Kemi 30 vjet qe shqiptaret ngazellehen nga perplasjet midis PS dhe PD,por fundi dihet si eshte:Politikanet jane bere miliardere,ndersa shumica e shqiptareve nuk kane buke te hane!
Eshte varferia e tejskajshme ajo qe i ka detyruar shqiptaret te jene gjithmone me pushtetaret,se ata te sigurojne pune,rroge,shtepi edhe ndonje korrupsion te vogel!
Te gjithe brohorasin se Shqiperia i ka plotesuar kushtet per te hapur negociatat me BE,por askush nuk thote dot se cfare kushtesh ka patur dhe cfare paska plotesuar!
Se kush ia ka vene keto kushte,BE-ja apo populli!
Ne se do analizojme gjendjen e deri tanishme per interesat e shumices se shqiptareve,une si shqiptar i thjeshte denoncoj te gjitha qeverite e ketyre 30 vjeteve se kurre nuk kane bere te mundur te funksionoje demokracia dhe shteti ligjor,gje qe ka cuar ne rrenimin e administraters publike dhe lulezimin kolosal te korrupsionit!
Si i pasjkemi plotesuar kushtet per hapjen e negociatave me BE,kur qeveria Rama ua ka mbyllur shumices se shqiptareve te drejten e tyre kushtetuese qe te jene SOVRANE ne RSH,kur administrata publike i trajton qytetaret si skllever,qe i zvarrit deri ne torture zgjidhjen e ankesave per padrejtesite qe vete rrogtaret e tyre u bejne?
Si i paska plotesuar kushtet qeveria Rama kur vete Rama u ka dale ne mbrojtje te korruptuareve duke deklaruar se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
Po tani,qe Presidenti Biden e vulosi Sali Berishen si person NON GRATA per KORRUPSION,cfare do te thote Rama per deklaraten skandaloze te tij pro politikaneve te korruptuar?
Po ca merreni kot me me EU-ne e trapit tim.
Nuk ka me kurrefare interesi, u pa ky muhabet.
Shqiperia po deshi le te beje perpjekye per te qene pjese e USA 🙂
Per EU as na rruhet fare. Imagjinoni psh qe nje shtet si greqia eshte ne EU; qe ketu vuri vizen.
Amerika eshte me keq se Evropa.Amerika eshre kthyer ne Afrike.
Nuk na e ka fajin BE-ja,por politikanet e pa afte,te korruptuar dhe antishqiptare qe sunduan kete vend per 30 vjet!
Sot ne Shqiperi nuk funksionon demokracia dhe shteti ligjor,qe kane rrenuar administraten publike dhe nxitur korrupsionin!
Sot shqiptaret jane te shtypur dhe shfrytezuar si ne kohen e sundimit otoman!
Jemi i vetmi popull ne bote ku nuk funksionojne Sinmfikatat,ku nuk behen greva e protesta per interesat e qytetareve,por vetem per interesat e partive politike!
Soit shqiptaret votojne per partite njelloj sic votonin ne kohen e diktatures komuniste,te nisur vetem per nje vend pune!
Sot ne Shqiperi NJE NJERI i vetem sic eshte sot Rama ka nen sundim Kuvendin,qeverine,gjykatat dhe te gjithe median!
Sot ne asnje zyre nuk te pranojne te ankohesh dhe te japin zgjidhje sipas ligjit,por te sorollasin deri sa te detyrohesh te japesh ryshfet ose t’i drejtohesh gjykates qe ta zgjidh ankesen pas 10 vjeteve etj!
Shqiperioa e sotme jo vetem nuk ka bere asgje per popullin,por i ka zhdukur shpresat e popullit se ky vend mund te behet!
Per me teper me nje kryeminister si Rama Shqiperia eshte e destinuar te zhduket si shtet!
Shqiperia te pranohet ne Europe,
sepse ajo i ka permbushur te gjitha kushtet.
Si keshtu more kokmuş başbakan?
A nuk the ti se duhet te sjellim njerez nga Bangladeshi ne Shqiperi.
Te duket Evrope Bangladeshi ty?
Apo duhet te pranoje Evropa Bangladeshasit qe do te sjellesh ti ne Shqiperi.
Shqperia do te pranohet ne Evrope ku te te coje ty ne Bangladesh more haramsez.
BEDRI
JEMI NE QE KEMI NEVOJE PER BE PRANDAJ MOS HIDH SHURREN PERPJETE
KEMI NJE THES ME DETYRA
DITA: Shumë saktë analiza e B.Islamit.Ndaj nuk po rri pa koment.
-Sot del Bullgaria si baritone për MV,por vallja nuk hiqet vetëm.Pas Bullgarisë janë të tjerë që rrinë në heshtje dhe do nxjerrin krye kur të mbyllet problemi Bullgar-MV që nuk besoj të mbyllet ndonjëherë.
-Deri tanimë 2 zëra nga Opozita kanë dalë kundër hapjes së negociatave: Tabaku i PD dhe Vasiliqia i LSI.
-Në shtator në kuvënd do shpërhej Saliu,Luli,Mona..etj.
-Do vazhdoj mosnjohja e 25 prillit.Dhe PPE kaq do.Kështu do fluturoi 2021.Mandej do shpërthei çështja PRESIDENT në 2022,ZGJEDHJET E 30 QERSHIRIT 2019 në vazhdim,nëse GjK i shkel në kallo Presidentit,Sb.
-Kështu,hapja e negociatave do zgjasi pa fund.
-Bashkimi Shqipëri-Maqedoni e V.është një shkak si puna e MBRETIT që dërgoi në shpi (ku ndodhej shoqa dhe goca) shërbëtorin për të marrë këpucët dhe ky i tha ..njërërën apo të dyja.Dhe mbreti i tha të dyja..oh..dhe Shqipëria do ngel statukuo për brezat e tanë.
-FLM DITA,BI.
Ik or budall!
Hahaha lëre rehat rroçkën se do të padisë ke sekrekari i partisë në mallakastër. Pa nënoçkën gjytyrymat janë të mbaruar. Po fare fare ama.
Shkaqet e zbrazjes së Shqipërisë kërkoi ke katundarët loqendarë të PPSH- së, që m’i etiketon ca të pozitës e ca të opozitës. Nuk pranon demokracia perendimore sharlatanë që s’dinë se çdo të thotë shtet i drejtësisë ligjore. BE-ja do i hapi Portal vetëm kur tre shtyllat e shtetit (judikativi legjislativi dhe ekzekutivi) të funksionojnë të pavarura nga njëra-tjetra. Zamet e ke shoku Bedri t’ja transmetosh mesazhin tutorit pi Surreli
O Bedri, o Bedri, o ke harruar o ke bere sikur ke harruar. Shqiperia do te ishte me kohe ne BE, por ate rol qe ti thua se po luan opozita sot, e luajti opozita e 10 vjeteve me pare, qe sot eshte ne qeveri. Edvin Rama ishte kryetar i opozites atehere kur mjafton te miratoheshin 3 ligje ne Parlament dhe Shqiperia do te kishte fluturuar ne BE. Po cfare beri Edvini? Si thua ti te futej ne Shqiperia ne BE dhe NaltLartesia e tij Edvin te mos merrte as edhe nje merite? Prandaj o Bedri si dhia si delja bejne edhe qumesht edhe kakerdhi, ketu tek ne si Qeveria si Opozita, pavaresisht se nderrojne vendet, leshojne vetem bajga.
Se shteti me emer Albania u fut ne aleancen islamike dhe eshte akoma ne kontrollin turkosman.
Mjaft mashtruat kur thoni se shqiptaret jane me perendimin, me ameriken se nuk jemi 2 vjec.
Po vazhdon dhe ky shekull me dy fytyra, zgjidhni njeher e mire, jeni Arber apo jo? nqs vazhdoni me islamin dhe turqine e pakta qe mund te beni eshte ndryshimi i flamurit te shtetit se lat nam…
dono BE ju duke degjuar pellitjet e hoxhes ne cdo lagje
Me mire pellitje Hoxhe sesa parada gay me tanga shesheve sic bejne ne Evrope
BE e ka bere detyren per Shqiperin.BE i ka ven vetes detyre qe shqiperia te mos futet ne BE.! Kjo eshte detyre e BE-se dhe ajo po e realizon me perpikmeri.!
Evropa eshre e mbushur me korrupsion, krim, droge degjenerim, shtypje, diktature dhe shkaterrim. Evropa futi Bullgarine dhe Rumanine ne BE qe tani duan te dalin nga BE por Bullgaria dhe Rumania ende ka krim dhe korrupsion te papare. Amerikanet dhe Evropianet e dijne qe Shqiptaret jane Shumica servila dhe budallenj dhe bejne eksperimente me kete popull skllav dhe bythlepires. Lindja eshte e ardhmja dhe jo Perendimi qe po perendon
E paska fajin Evropa qe Shqiperia po zbrazet. Nuk ka bere detyrat Evropa qe Shqiperia po zbrazet.
Shqiptaret me bark te zbrazur ku do mundeshin te hanin nje cope buke po te mos i qaste Evropa? Mos po i mban Bedriu me fonde personale, apo Ramuti me qendrat digitale.
Posto komentet, servil i mbaruar. Kthehu ne Shqiperi po ke bythe dhe shiko sa faj ja Evropa qe ka mbajtur surratin tend
Arsyeja reale e mbajtjes Shqiperise larg BE eshte nje fakt i publikuar nga vete zyrat e Brukselit – Shqiptaret mbajne vendin e dyte ne vendet e BE per nga kerkesat per azil mbas Sirianeve ne lufte!
Shkaku eshte qeverisja Rama qe po i detyron dy rruge shqiptareve –
Ose te durojne varferine dhe mungesen e shtetit
Ose te largohen nga syte kembet prej Rilindjes tij
Ne BE
Me nje shtet te tille ku anetaresimi ne BE nenkuptohet ne popull vetem si largim drejt BE nga e keqja, ai anetaresimi atje eshte i pa mundur.
Po vete BE-ja i ka plotesuar detyrat?-pyet Bedriu!
Dikur,kur nuset i gjenin me shkuesi, e cuan djalin tek shtepia e nuses per t’u pare,por djalit iu duk nusja e shemtuar dhe e lane pazarin ne mes!
Familja e nuses se shemtuar,pasi iken shkuesi dhe djali,duke mos pranuar shemtine e vajzes se tyre u hodhen nje zeri :-Po ai djali mos ishte me i bukur se vajza jone?
Qe Berdiu ta gjente saktesisht pergjigjen e pyetjes se tij ,do bente mire,qe faqet e gazetes DITA t’ua hape qytetareve te thjeshte,pa tituj prof/dok etj,qe te shfaqin mendimet e tyre pa i censuruar!
Doemos qe kjo nisme kerkon qe drejtuesit e saj te jene ne gjendje t’u bejne balle telefonatave te pushtetareve,se mund edhe t’u heqin nga puna familjaret e tyre te nesermen!
Edhe kjo do te mjaftonte,qe ata te bindeshin vete se ketu nuk ka patur e nuk ka demokraci e shtet ligjor!
Provojeni dhe do mbeteni te kenaqur!
Doni qe une te shkruaj me emer te plote?
U ka shkruar,por me keni censuruar ne disa raste!
Interesat personale jane me te rendesishme se ato te Shqiperise!
Ja edhe kete koment besoj do ta censuroje xhelati moderator!