Rrugorët me “dorë të hekurt”, 23 të arrestuar në pak orë, mes tyre 9 të dehur

Elena Tase

Rrugorët e Tiranës përgjatë javës kanë ndjekur dhe zbatuar detyrimet e planit të veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore, si dhe patrullimet me përzgjedhje gjatë fundjavës, për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore, si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, shpejtësia mbi normat e lejuara, etj.

Në funksion të planit të veprimit, përgjatë javës janë arrestuar në kushtet e flagrancës 23 shtetas, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 të papajisur me leje drejtimi si dhe 3 drejtues mjeti për veprën penale “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

  • janë pezulluar 90 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 18 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
  • janë proceduar administrativisht 102 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
  • janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtese pamore dhe zanore.
  • janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular, gjatë drejtimit të mjetit.
  • janë proceduar administrativisht 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
  • janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
  • janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Duhen para qe te vjedhe edroga.

    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

  • Cfare lajmi!
    Rrugoret me “dore te forte…”!
    Uaaaaa,po deri me dje,pse nuk i binin ….me dore te forte apo u ishte lodhur kyci i dores nga…?

  • Ja kete fare shtet muti krijoi Rama,qe nuk punon ne cdo sekonde te 24 oreshit,por vetem me aksione!
    Dhe habiten kur i akuzojne per pa aftesi,korrupsion etj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *