Rruli godet për vdekje 18 vjeçarin te “Bypassi i Fierit”

Edona Llukacaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pojan të Fierit, gjatë ndërtimit të “By-pass-it”. Shtetasi K. N. Ka qenë duke drejtuar mjetin rrul gjatë punës për ndërtimin e rrugës, kur ka goditur të riun Mateo Koza, 18 vjeç.

Koza ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *