Vite me pare, kur nje fare Umberto udhehiqte nje parti raciste në Itali, me kujtohet qe bente thirrje per te kapur emigrantet shqiptar qe ishin pa leje qendrimi ne Itali. Partia e tij kishte vene nga nje milione lireta shperblim per cilindo qe denonconte ndonje shqiptar te tille. Kaluan vite dhe ketij Umbertos ju rrit djali e ju be per tu shkolluar…dhe siç themi ne shqiptaret “Halli dere hekuri” sepse ky djali i Umbertos, apo “trofta”, si e therriste i ati kishte ca probleme me perparimin ne mesime. Dha e mori familja e partia per t’ja zgjidhur hallin dhe zgjidhjen e gjeti tek ata qe kishte sulmuar dikur i ati, matane Adriatikut ku nje Sali kishte hapur Universitete qe vetem me ca “spicioli” mundet jo vetem te laureoheshe por edhe te beheshe doktor- profesor pa vajtur fare atje. Ne Univeristet e Saliut kishte pedagoge te shkelqyer si Argita. Dhe keshtu qe edhe “peshqit” italiane mund te laureoheshin vetem duke bere plazh diku andej nga Rimini. Diferenca qendronte tek rrogat qe paguanin keto Universitete pedagoges Argita….!
Saliu ka ndertuar atje perpetum mobilen e fameshme shqiptare qe po habit Europen se si i xhiron paret e taksat e shqiptareve. I mbledh ne fillim qeveria te gjitha: taksa, gjoba, dhurata, ankande, ndihma nderkombetare, pare të emigranteve etj.etj. Pastaj ua shperndane ministrive,OJQ-ve dhe komunave blu e universiteteve te Saliut etj.. Pastaj tek universitet shkon Argita me këllëfin e jastekut dhe brenda 24 oreve e mbush me nja tre milione lekë. Keshtu paret e shqiptareve nga Saliu Kryeminister shkojne tek Saliu baba dhe kjo fale zgjuarsise se femijeve te tij dhe peshqeve shqiptare qe rine me goje hapur dhe kendojne kengen: Rrumbullak, rumbuullak..
Tek Saliu nje vandak / Nje vandak, tre miljon’ / Se gaforrja po punon….! (thonë se gaforret ecin së prapthi.. dmth paret i çojne atje ku eshte babai).
Email nga adresa: [email protected]
e vertet