Radio Televizioni Shqiptar ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin europian të këngës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Suedi.
Fituesi i festivalit të 54 të këngës, do të përfaqësojë vendin tonë për të 13-tin vit radhazi në spektaklin më të madh të muzikës europiane. Herën e fundit Shqipëria u prezantua me këngën “I’m Alive” të Elhaida Danit.
