RTSH, mbështetje financiare për 4 filma artistikë

anazapta

Radio Televizioni Publik Shqiptar mbështet financiarisht katër projekte filmike. Sipas të përditshmes “Panorama”, tri ditë më parë Këshilli i RTSH-së ka miratuar propozimin e drejtorit të Përgjithshëm Petrit Beci, duke ofruar një mbështetje financiare prej 3 milionë lekësh për secilin nga filmat me metrazh të gjatë, të miratuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Bëhet fjalë për filmat me regji të Namik Ajazit, Fatmir Koçit, Gjergj Xhuvanit dhe Iris Elezit. Këto katër projekte filmike kanë kaluar më parë në sitën e bordit të QKK-së, që i ka mbështetur ata financiarisht, madje një syresh, projekti i Iris Elezit, ka marrë mbështetje financiare edhe nga “Eurimages” – Fondi i Komunitetit Europian për Kinematografinë, si dhe nga Ministria e Kulturës Italiane. Njëri prej tyre, “Amaneti” i regjisorit Namik Ajazi, ka përfunduar xhirimet në Shqipëri e në Itali dhe mund të shfaqet nga fundi i këtij viti. Ndërsa tre filmat e tjerë pritet që të nisin së shpejti xhirimet. Mësohet se mbështetja bëhet në bazë të një marrëveshjeje që Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka bërë me RTSH për bashkëpunim në prodhimin e filmit shqiptar. Kjo marrëveshje funksionon prej tre vitesh tashmë.

Share This Article
2 Comments
  • Namiku e merr si burri i Majlinda Bregut dhe si kunati i Leles se Albino Prudentinos.
    Me vjen mire qe bashkejetojme ne paqe me Sacra Corona Unita, se ndrysh edo kishim hedhje ne ere apartamentesh e vrasje gjyqtaresh.
    Tani ne fakt keni ne te tilla por jo shume.

  • RTSH duhet te financojje realizimin e dokumentarebe qe mund te beje vete. TVSH dikur ka qene kampion me realizimine dokumentarebe dhe telefilmave, kurse tani ben vetem xhirime parlamenti. Dhe me leket we ka financon filmag e ketyre qe kane marre fund me kohe ose eurovizionin. Por sido te jete filma te mire nga medioker nuk behen, sado leke te kene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *