Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ruajnë format e trupit gjatë shtatzënisë, lindin fëmijë me probleme
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Ruajnë format e trupit gjatë shtatzënisë, lindin fëmijë me probleme
Shendetesi

Ruajnë format e trupit gjatë shtatzënisë, lindin fëmijë me probleme

anazapta
Published March 12, 2013
Share
SHARE

Dëshira dhe egoizmi i nënave të reja për të ruajtur linjat trupore po shton numrin e fëmijëve të lindur nën peshë. Kjo pasi kufizimi i ushqimit të marrë gjatë periudhës së shtatzënisë, nuk mjafton për rritjen e shëndetshme të fëmijës që në bark të nënës.

Duke iu referuar lindjeve nën peshë në maternitete, gjinekologët bëjnë me dije se fatkeqësisht kjo tendencë po shfaqet në rritje. Krahas kësaj kategorie gjinekologët vënë në dukje se ka edhe nëna që nuk mund të marrin vlerat e nevojshme ushqimore për shkak të varfërisë në të cilën jetojnë, çka bëhet shkak gjithashtu për lindjen e fëmijëve nën peshë.

“Ka nënpeshë edhe fëmijë që janë të pjekur, pra, që janë shtatzëni të muajit të nëntë. Është një kontingjent që ruan të mos shtojë në peshë mirë gjatë barrës, që të ketë një linjë konstruktive elegante, por janë edhe një pjesë e pacienteve të cilat vërtet kanë një kequshqyerje. Do të thotë që për mundësi të ulëta ekonomike, mbase edhe një shëndet të keq që kanë pasur që nga fëmijëria, ta reflektojnë këtë gjë në shtatzëni për krijimin e një bebi, ose të një fëmije me peshë të vogël në momentin e lindjes”, bën të ditur gjinekologia në maternitetin “Koço Gliozheni”, Mirela Rista.

Pjesa dërrmuese e këtyre fëmijëve pasi linden përballen me pasojat e anemisë, sëmundje e cila për tu kuruar plotësisht kërkon përdorimin për një kohë shumë të gjatë të terapisë me medikamente. “Anemia vërtet është e pranishme dhe nuk është se e marrin seriozisht si problematikë aneminë. Në fakt, problemi i çrregullimit të qarkullimit të gjakut, pra, mospasja sa duhet e rruazave të kuqe ndikon direkt në zhvillimin e fëmijës së vogël, sepse oksigjenin te fëmija i vogël e transportojnë këto rruaza të kuqe.

Pra, ndikon në rritje, jo vetëm në peshë. Ky zinxhir duhet ruajtur i paprekur, si nga zhvillimi i bebit dhe materiali gjenetik që ai merr nga nëna gjatë shtatzënisë, ashtu edhe në rritjen e tij në ushqyerjen me gji”, shton mjekia Rista.

Sipas të dhënave të bëra publike rezulton se vetëm pranë maternitetit “Koço Gliozheni” gjatë vitit të shkuar kanë lindur nën peshë mbi 200 foshnja, nga të cilat 30 kanë pasur peshën më të ulët mbi 1000 gramë dhe 190 të tjera kanë peshuar nga 2000 deri 2400 gramë.

anazapta March 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?