Moikom Zeqo
Për skandalin e një ndërtimi privat, banal brenda zonës arkeologjike te Butrintit specialistet dhe opinioni publik reagoi drejt.
Por për të ardhmen është i dobishëm argumentimi shkencor dhe juridik që Ministria e Kulturës të mos lajthitë përsëri.
Në këtë rast nuk kanë rëndësi emrat, por ka rëndësi ana juridike e gjërave, pasi çështja e ndërtimit të një objekti jashtë kritereve në Butrint nuk ishte një nismë shtetërore, por nisma e një privati për të bërë diçka në një territor të mirëfilltë arkeologjik.
Butrinti është një qytet i mirëfilltë, tërësisht arkeologjik, që quhet qytet i vdekur dhe nuk ka banorë.
Nuk është, si Durrësi që është një qytet ku jetojnë akoma njerëz mbi rrënojat arkeologjike.
Kjo gjë detyron, që shpesh të bëhen ndërtime të nxitura nga fakti, se ka ende njerëz të gjallë, që jetojnë në një qytet arkeologjik.
Ndërsa, Butrinti dhe Apolonia janë dy qytete tërësisht arkeologjike, që nuk kanë domosdoshmëri për jetesën e banorëve, prandaj respektohen, si territore të tilla.
Kjo është një specifike, sepse Butrinti nuk është as si Berati, Shkodra, Gjirokastra apo Durrësi.
Për këto specifike në raste të tilla, ka ligje edhe përvoja botërore.
Unë mund të përmend, për shembull, një qytet që është tërësisht arkeologjik, Pompein e vjetër.
Në këtë qytet nuk diskutohen ndërtimet, e quajtura moderne, sepse prishet statusi tërësisht arkeologjik i qytetit.
E theksova këtë specifikë, që të kuptojë edhe publiku, që kur bëhet fjalë për qytete tërësisht arkeologjike, ka një situatë joemergjente për nevoja të njerëzve edhe të banorëve që do ta vizitojnë.
Janë tërësisht qytete arkeologjike, që në vetvete u ngjajnë muzeumeve, prandaj shkojnë vizitorët.
Turistët shkojnë për të parë qytetin, që është në natyrë, në qiell të hapur.
Asgjë nuk e justifikon këtë ndërtim.
Të ndërtohet në këtë territor të shenjtë është njësoj, si të them unë se, brenda hapësirave brenda në Muzeun e madh “British Museum”, në Londër , të bëjmë një ndërtim të përbrendshëm, në interior, që kontraston me karakterin funksional, muzeor, të krejt ndërtesës.
Ky shembull është i drejtë, nuk është thjesht një shembull krahasimtar, por është ndihmëtar për të kuptuar se, përse për territoret e qyteteve të mirëfillta arkeologjike ka dhe duhet të ketë tjetër kujdes dhe tjetër konceptim.
Kjo ishte pika e parë, që doja ta bëja të qartë.
Pika e dytë, është që ka një status juridik të qyteteve arkeologjike të këtij lloj si Butrinti.
Statusi është edhe i legjislacionit shqiptar, që lidhet me trashëgiminë kulturore, edhe statusi, i cili ka një nivel më të epërm, të karakterit botëror, është statusi, që juridikisht UNESCO e ka shpallur këtë, pasuri të njerëzimit.
Është edhe në harmoni me legjislacionin shqiptar, por edhe detyrues për shqiptarët, që ta njohin këtë status ndërkombëtar dhe juridik, që lidhet me këtë trashëgimi të njerëzimit.
Nuk është një trashëgim thjesht i Shqipërisë.
Përgjegjësia është sa kombëtare, aq edhe ndërkombëtare.
Kjo do të thotë që nuk mundesh ti të bazohesh në një thënie gati nënvlerësuese, se ne nuk mund të pyesim për çdo gjë UNESCO-n.
Në parim, për detajet rastësore nuk është e nevojshme që të pyesësh UNESCO-n, por në detyrimin juridik, ti duhet që të veprosh me detyrimin juridik ndërkombëtar dhe kombëtar, që përputhen për ruajtjen e hapësirës arkeologjike.
Pra nuk ke nevojë, që të shkosh në një zyrë të UNESCO-s edhe të thuash që do të bëjë këtë ndërtim.
Një gjë e tillë nuk ekziston.
Por, ky detyrim juridik ndërkombëtar në përputhje me legjislacionin dhe ligjin që kemi për trashëgiminë kulturore është vetvetiu i detyrueshëm.
Nuk duhet që të harrojmë, edhe ekzistencën e një zyre dhe të një drejtoreshe të UNESCO-s, që përgjigjet për Shqipërinë, Venera Domi. Ajo në këto momente hesht. Habitem, se përse hesht.
Së treti, mendoj se nuk mundet që të këmbëngulësh në një gjë, në një kohë që personalitetet e mëdha të kulturës; arkeologë, njerëz që kanë punuar në Butrint dhe specialistë të monumenteve i ke kundër.
Nuk mundet që një Ministre e Kulturës, të ketë kaq shumë personalitete kundër për këtë problem.
Kjo nuk është as taktike edhe as politike, në kuptimin e marrëdhënieve shoqërore, politike, publike, sepse krijon një konflikt, i cili merr përmasat e një skandali, kur fare mirë, për njerëz të qytetëruar janë të shmangshme.
Janë konflikte, të cilat mund që të korrigjohen.
Mundësia e korrigjimit është mundësi qytetëruese.
Nuk është një mundësi dosido, por u përket njerëzve të kulturuar.
Së katërti, dalim te çështja konkrete. Nëse në territorin e qytetit të Butrintit, para viteve ’90-të, po e theksoj këtë, para viteve ’90-të, për arsye pjesore, ndihmuese ka qenë një magazinë, një ndërtim sigurisht banal, përkohësisht, pa asnjë lloj vlere, kjo nuk ka të bëjë fare me statusin e shenjtë arkeologjik të paprekshëm të qytetit.
***
Nisma e Ministrisë, do të ishte shumë më iluminuese po të prishej ky objekt, i cili ishte jofunksional.
Nuk është e nevojshme që të shfrytëzohet kjo magazinë e braktisur për të lënë sende të ndryshme të arkeologëve.
Kjo nismë do të ishte qytetëruese, ndërsa nisma për t’ia dhënë një privati këtë objekt për të ndërtuar në territorin integral, pasi ai vend hyn tek territori integral edhe kryesor i qytetit arkeologjik për gjëra të justifikuara, për tregti të vogla, shërbime etj., është absolutisht i pajustifikuar.
Shihni se si veprojnë fqinjët tanë, që kanë pasuri arkeologjike.
Shkoni në Akropolin e Athinës, atje çdo gjë është e shenjtë, që nga rrëza e kodrës, deri sa ngjitesh sipër. Tërë turistët venë atje, ndalojnë autobusët edhe ngjiten me këmbë.
Në mënyrë absolute nuk shikon asnjë ndërtim.
Ky rast është kuptimplotë për të kuptuar idenë se duket sikur këta të Ministrisë së Kulturës u tërhoqën, kur donin të ndërtonin një urë betoni në Pazarin e Gjirokastrës, për të parë gjoja Gjirokastrën.
Kjo është absurde nga praktika botërore.
Kështu që ndonëse debati u bë pak i ashpër, ajo që është racionale është se, ky ndërtim duhet të shmangej, jo të mbrohej. Nuk e kuptoj se si mund të mbrohet ky lloj ndërtimi.
Nuk e di, se përse nuk respektohen as ligjet, as statusi i Butrintit, si pasuri e njerëzimit.
Kur thua pasuri e njerëzimit, nënkupton që edhe njerëz që nuk janë shtetas shqiptarë, por të huaj, duhet që të jepnin mendimin e tyre, nëse e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë atë që po bëhet?
Prandaj e gjitha kjo është një histori edhe groteske, që në fund të fundit nuk ka asnjë përputhje të vërtetë ligjore, ose një kuptim të kulturuar, se si organizohen vizitat për njohjen e vlerave të mëdha arkeologjike, të pashembullta, që ka qyteti i Butrintit.
Qyteti i Butrintit është një nga qytetet më të bukur në Europë. Asnjë qytet arkeologjik nuk është aq i bukur, sesa Butrinti, për fatin se ka një mjedis të hatashëm me liqen, det dhe lumë, për historinë e jashtëzakonshme, por edhe për faktin se është një qytet tërësisht arkeologjik.
Edhe ne pa e kuptuar këtë gjë kaq të rëndësishme marrim nisma për t’ia dhënë me qira një privati.
Çfarë do privati në një territor që është pasuri kombetare dhe botërore?
Unë e kuptoj, që në këto territore, jashtë territorit ka shërbime të tualetit, të ujit, po jo që të ndërtohet brenda, jashtë qytetit po edhe mund të bëhej.
Pasi edhe qytetet arkeologjike kanë tualete dhe qendra sanitare, por këto bëhen jashtë territorit dhe të gjitha janë prej druri e materiale të lehtë, të lëvizshme.
Nuk ka asnjë dyshim që hedhja e betonit vend e pa vend, jo vetëm në një territor arkeologjik, por edhe në territore, që nuk janë arkeologjike është një mani e paturpshme, për të absurdizuar biznesin e betonit, edhe për të shëmtuar edhe urbanistikat e qyteteve tona, që janë të gjalla.
Nuk është e justifikuar që të bëhen punime me beton.
Dikur kemi pasur atelietë e restaurimit nëpër qytete, që kishin status historik edhe arkeologjik.
Këto atelie kishin punonjës që merreshin me restaurimin, të cilët ishin shumë më të specializuar sesa punëtorët e ndërtimit, që bënin ndërtime në Shqipëri.
Ishin krejt të një lloji tjetër.
Ishte një përgatitje tjetër profesionale.
Për shembull, atelietë që kishte Berati, Gjirokastra, Durrësi apo edhe qytete të tjera, ishin të specializuara dhe nuk përdornin beton, sepse ishin objekte antike, mesjetare etj.
Betoni është një tjetër koncept, si element ndërtimor i objekteve moderne, shumëkatëshe etj.
Është e pajustifikuar që të derdhet ky beton, qoftë edhe aq sa është.
Do të ishte një reflektim pozitiv, nëse vete Ministria e Kulturës jep urdhër për ta prishur brenda ditës. Kjo do të thotë se e bën një reflektim.
Fakti është që ne bëjmë një ndërtim, që e ka një privat për 5 vite përdorim, duke shkelur të gjitha rregullat brenda një territori integral-arkeologjik.
Duke shkelur të gjitha rregullat e mundshme, që nuk i gjejmë si përvoja evropiane në të gjitha vendet, që kanë monumente me një status kaq të lartë, siç është Butrinti.
Jam i bindur që edhe në të tjera monumente arkeologjike në të gjithë Shqipërinë do të ketë gjëra të tilla, por unë do të doja që ne të kishim veprimtari të ndryshme kulturore, që aktualisht janë të rëndësishme edhe për to të mos bëhej “zhurmë”. Aktualisht jam duke shkruar një libër studimor për 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Lasgush Poradecit, lirikur te madh, por nuk di, që të jetë shpallur ndonjë përvjetor për të nga ana e Ministrise se Kultures.

E kane mendjen se çfar te perlajne jo çfar te bejne per vendin . Kultura apo trashgimia kulturore eshte ne fund te prioriteteve te politikes aktuale apo te para socialisteve .
Hahaha. Ky qe ka disa pallate ne Durres dhe I merzitur nga ktraura e bere gjoja eshte ndare nga gruaja qe shkaterroi Durresin. Ik o Komi vrafsh vehten se gjithe jeten informues ke qene.
Turp te kesh o ti Gur i Zi qe gjoja e shenon se je nga Apollonia. Apollonia ka vetem gur te bardhe.
Moikomi eshte nder i kombit.
Gruaja e Moikomit eshte gjithashtu e nderuar dhe e respektuar
Zigur te te vije turp cfare shkruan. Te kapaguar kumbarka me siguri qe te hedhesh balte mbi kedo qe thote te verteten per shkaterrimet qe ajo po ben
Zigur apo Gurzi ndrro stil, se duket qarte qe del nga portali kumbarkes per te hutuar njerezit.
Moikomi eshte nder i kombit dhe haram i qofte buka asaj qe shkruan me paftyresi
Zotii Mojkom, vetem kujtoni shkaterrimin e Durresit te lashte nga bashkeshortja tuaj e dashur.
Beni mire te heshtni.
Moikomi apo edhe te tjere nuk duhet te heshtin.
Moikomin e respektojme per dijet e trimerine e tij te pashoqe.
Trashegimine Kulturore po e shkaterrojne pushtetaret e servilet e tyre qofshin Miku apo Cifliku.
O (Ar) Miku i kultures, mos ja fut kot. Dokumentat tregojne qarte qe nuk eshte e vertete kjo qe thua.Kupttohet qe ato qe po shkaterrojne vendin si Kumbarca&Co do mundohen te shpifin, qofte me pseudonimin Miku qe eshte ne fat armiku i kultures qofte me pseudonime te tjera.
Shkoni e shihni dokumentat, para se te shpifni, o miku!
Moikomi eshte figure e ndritur e memedheut tone. Gruaja e tij eshte e respektuar gjithashtu.
Zoti Mirela a e di shprehjen qeni leh aty ku ha? Ti ha te Mirela e do lehesh
Ka vetem nje argument : parja qe ministresha jone do me fituar.
Ministresha mbron vetem antikulturen
Nuk keni asnje llogjike qe t’iu mbesim, ju komentuesi “MIKU”. Ketu, s’behet fjale per shkaterrim, po per ruajtie..
Faleminderit Pr.Akademik Mojkom Zeqo.sa beni.
Guri Naimit D.
Moikomit i lumte per kulturen dhe trimerine e tij te pashoqe!
Nuk eshte vetem perfitimi.Ne qe votojme PS dhe Ramen kryeminister,e votojme prej nje gogoli shpellar qe rri tek dera,si turqit ne dyert e Kostandinopojes.Mirepo ky karajfil duke ditur kete vote prej hallit te me te ligut,luan si kalama tekanjoz me voten tone.E krijon kabinetin me bleteza,areza,frekuentuese te tavolinave ku shiste pordhe dhe rufiste kafen Edi Rama.E tille eshte edhe kjo ministre kulture,pa nje emer ne kulture,pa kontribut ne kulture,ashtu si gjithe emrat e kabineteve te tij.Projektet e saj per kulturen,jane kukullat,fasadat,me keq se Torta e zullapit te Lugut te zi,ku u zhyten mijra maloke me legena ne dore.Kjo ne mendje te saj thote si te ndertoje nje qender tregtare ne mes te Butrintit dhe Apollonise qe te shfrytezoje ata qindra turiste qe vizitojne keto qytete.Eshte emergjente qe edhe pa qeverine te mblidhet nje komision joshteterore me specialiste te fushes(arkeologe,arkitekte,restauratore,
historiane),duke kooperuar me UNESKO-n,te marre ne dore te ardhmen e MONUMENTEVE TE KULTURES,qe kane mbetur ne Shqiperi.Me keto sharabajga,qe emeron DELIRI ne krye te puneve,nuk eshte e larget dita kur edhe Butrinti edhe Apollonia te fshihen nga faqja e dheut prej betonit,si Durresi.Durresi eshte nje tragjedi me vete,qe u zhvillua diten per diell para syve tane,ku Moikom Zeqo,Apollon Bace,Muzafer Korkuti,etj,kane rolin e tyre destruktiv,qofte edhe duke heshtur, (pa permendur keto Mirelat,Venerat,etlevat,qe nuk kane emer,por KANE FIRME DHE VULE)
Demode qenke fare o rob. Perdor edhe fjale banale. Kumbaro dhe ato qe ajo i quan skuadra duhet te pergjigjen ligjerisht per masakrat qe po i bejne kultures.
demo o Demir ,
kam tre morra , qe me grin ,
nje me ha , nje me djeg , tjetri eshte me sybet .
demo mavria , i Lexoje komentet e tua !
70 % jane [ per mua ]– ””’ tamam ””
Te lutem a nuk me thua ?– ???? —
Se leku ka Fuqine e korrupsionit ?
Kush ka mundesine , ta Shtyp e Shperndaje Ate ?
Meqense eshte e dobet perpara Tundimit ,
a nuk eshte kjo arsyeja PERSE politika nuk DO TE KETE KURRE REZULTAT ?
Do heqesh dore , te vish verdalle si kali ne leme ?
edhe pa dhene asnje ” konkluzion ”?
Kur do te shkeputesh , ?
nga ”’ Botkuptimi Ballisto – Komunist ”’
? Provincial ……………………………
Hiq dore nga grazhda e stanit Tajvanist ,
atje vetem Egoistat ushqehen me iluzione .
Ministrja me e dobet e kultures ne shtetin shqiptar nje shekullor e pese vjet quhet vetem Mirela Kumbaro dhe pike. Po shkaterrohet cdo gjurme e kultures. Ndoshta ajo ka kete mision: te prishi cdo gjurme kulturore
Mire e ka thene Tos Nano se keto qe kane diplome te gjuheve te huaja jane pa profesion, ju quhet vetem 8 vjecarja. Ketu futet dhe Kumbarka qe ben sikur di, por sa hap gojen duket qe vetem koncept kulture nuk ka.
Falenderime z. Moikom per shkrimet sqaruese. Nje sqarim edhe nga une. Adnand Hako, njeriu qe po pepiqet te ndertoje ne Butrnt eshte dykembeshi me zemerzi qe me kane pare syte ne kete planet. Nepermjet kunates (aktore) dhe te 80.000 €, nuk i eci kesaj rradhe te perdhose perlen tone Butrintin. Moto e tij eshte te nxije dhe tymose çdo gje, ashtu siç mburret se ben me sallamin.
fatkeqesisht gazetaret tane nuk paten mundesi apo nuk deshen te deshmonin se si Kumbaro ka marre nga kompania agikons nje apartament dhe per kete po shet butrintin. ky eshte turp dhe tradheti kombetare.