Me një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin Kigali të Ruandës, mbetjet e 84,437 viktima të gjenocidit u varrosën në varrezat përkujtimore të gjenocidit në Nyaza, pasi u vendosën në 81 arkivole.
Viktimat u gjetën në varre masive poshtë disa ndërtesave banimi në periferi të kryeqytietit Kigali. Një pjesë e tyre u identifikuan nga dhëmbët, rrobat apo sende personale të tjera që i kishin mbijetuar kohës, – bëjnë me dije mediat botërore, cituar nga Dita.
Ky varrim vjen rreth një muaj pasi Ruanda përkujtoi përvjetorin e njëzet e pestë të fillimit të masakrave.
Viktimat e gjetura i përkasin grupit etnik Tutsi, zyrtarisht 800 mijë syresh, përfshirë gra dhe fëmi, u masakruan në një hark kohor 100 ditor nga grupe ekstremiste dhe militare me etnicitet Hutu, të përbetuar për shuarjen e tyre (Tutsive).
Mbetjet e trupave të viktimave u gjetën në 143 gropa, ku kishte mijëra kocka njerëzore dhe copa rrobash.
Sipas informacionit të publikuar, viktimat ishin kapur dhe vrarë nga militarët Hutu që bënin roje rreth kësaj zone pikërisht për të asgjësuar Tutsit në përpjekje për t’u arratisur nga Kigali dhe Ruanda.
Kryetari i shoqatës Ibuka, organizata për të mbijetuarit e gjenocidit në Ruandë, tha se vendvendosja e varreve u tregua nga një pronar tokash aty afër, vetëm pasi ai u kërcënua se do të arrestohej.
Në fakt, fshehja e informacionit të vendvendosjes së varreve masive në Ruanda është shkelje penale, e dënueshme me ligj.
e.ll. / dita
