Ruanin me armë 5225 rrënjë Kanabis, dy në kërkim

Dita

Policia e Krujës ka shpallur në kërkim dy shtetas pasi dyshohet se kanë ruajtur me armë 5225 rrënjë bime narkotike e llojit Kanabis Sativa, që u sekuestruan dhe u asgjësuan të hënën nga policia në fshatin Larushk të Krujës.

Lënda narkotike u gjet në pronën e Isuf Temës, 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u prangos nga policia. Ndërkohë në kuadër të këtij operacioni policia shpalli në kërkim shtetasit A.T dhe Y.T banues në Krujë, të cilët po ruanin lëndën narkotike me armë zjarri.

Këta të fundit sapo kanë pikasur forcat e policisë kanë hedhur armët dhe janë larguar me shpejtësi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *