Familjarët gjetën të pajetë trupin e 50-vjeçarit me inicialet L. Ç., banues në Rubik. Sipas hetimeve policore rezulton se i ndjeri ishte vetëvarur në oborrin e banesës në rrethana ende të paqarta. Familjarët të shokuar, kanë lajmëruar policinë, të cilës i kanë shpjeguar se nuk i dinë arsyet që mund ta kenë shtyrë 50-vjeçarin të kryejë një veprim të tillë. Nga hetimet e para, të afërmit kanë shprehur se prej kohësh viktima kishte shfaqur shenja depresioni. Në trupin e 50-vjeçarit nuk u gjetën shenja dhune.
