Ruçi – Atit të Shenjtë: Mirënjohje në emër të të gjithë shqiptarëve

DITA Online

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në krye të delegacionit të përfaqësuesve të popullit shqiptar mori pjesë në Udiencën që mbajti Papa Francesku me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Në Udiencë morën pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.

“Në harkun kohor të katër viteve të fundit, ju i jeni dedikuar tri herë vendit tim Shqipërisë”,- iu drejtua Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi , Atit të Shenjtë Papa Francescut. Në vitin 2014 vizituat Shqipërinë dhe takuat nga afër popullin shqiptar. Në vitin 2016 shenjtëruat Shën nënë Terezën e Kalkutës dhe të Shqipërisë. Dhe tani po prisni përfaqësuesit e popullit shqiptar me rastin e 550 vjetorit të Skënderbeut, mbrojtësit te krishterimit dhe Atletit të Krishtit. J’u shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.”

“Për mua vizita në Shqipëri është e paharrueshme”,- iu drejtua Kryetarit Ruçi Ati i Shenjtë. “Klima e respektit dhe besimit të ndërsjellët ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është një pasuri e çmueshme për vendin”-ju drejtua Ati i Shenjte te pranishmeve.

 

v.l/ Dita

Share This Article
12 Comments
  • O Mozi, o dallkauk, Enveri do te kishte qire robt e shtepise mer hale, apo ç’i qi t’emen, Enveri ka vdekur tashti dhe ju komunistet e mutit takoheni edhe me Papen e Romes, qe Enveri priste edhe Dajtin kur dilte Papa ne televizor. Ah sa bukur mesuat t’i dridhnit bythet edhe ju komunistet e halese,

  • Shoke po c”eshte kjo gurgule! Shoku Ruci qe takon Papen! Po me idealet e partise c’behet? Po qysh keshtu te gjithe poliagjente e tradhetare i paskeni pasur bijte e partise!

  • KRIMINELI ENVERIST, GRAMOZ RUCI

    Do bente mire t’i tregonte Papes si i vrau djemte e Shkodres

    dhe pastaj:

    T’i kerkonte falje per krimet e komunizmit ne Shqypni ku viktimat e para ishin kleriket e Papes dhe te fese te krishtere qe regjimi katil i Enverit i masakroi me nje pabesi te papare.

  • Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, Gramoz Ruci, eshte sot per sot burri me i nderuar i shtetit shqiptar, garant i Kushtetutes, garant i reformave institucionele ne Shqiperi!

  • Gramoz , nuk ke asnje te drejte te flasesh ne emer te shqiptareve per papen sepse shqiptaret jane mbi 70 % muslimane dhe as nuk e njohin papen as nuk kane respekt.Ti qe je nje vemje respektoje per vete.

  • Servet , Mahmut , Mazllem , Sherefedin : Se pari , myslymanet ne Shqiperi , nuk jane mbi 70% , por vetem 58% (sipas censusit te para 6-7 viteve) . Se dyti , te jesh myslyman ne mez te Evropes kristiane , siç jemi neve shqiptaret , nuk eshte ndonje nder i madh , perkundrazi , jemi si delja e zeze ne mes te tufes se bardhe . Se treti , te takosh Papen , eshte nje nder i veçante , qe jo çdo njeri ne jeten e tij , mund t’a kete kete mundesi . Papa , nuk eshte ndonje imam sunit , qe ben thirrje per lufte e per terror ndaj atyre qe nuk besojne islamin , por eshte nje shtylle e pa zevendesueshme ne mbrojtje te se drejtave te njeriut , qe ngre zerin e tij te fuqishem ndaj kujtdo , madje , jane te pa numurta denimet e fjalimet e tij , ne mbrojtje te myslymaneve , arabeve e popujve te tjere jo kristiane . Papa eshte njeri si gjithe te tjeret , edhe pse konsiderohet “i shenjte” , por ai eshte me te vertete perfaqesuesi me i mire i Zotit mbi toke , me kontributin e tij te pa llogaritshem , ai eshte zeri i vertete i gjithe njerezve te zakonshem te planetit . Ke apo nuk ke respekt , ti Sero per Papen , nuk na kercet shume , Papen e admirojne miliarda njerez ne toke .

  • Mirenjohje, Po per cfare???!!!

    Mos ndoshta per mosnjohjen e kosoves se pavarur, apo per deklaratat e vatikanit se kosova eshte djepi I kishes serbe???!!!!!

  • Arben turku , shpifes , injorant , bashibozuk i felliqur , kur paska deklaruar Vatikani se Kosova na qenka djep i kishes serbe ? Ku e paske degjuar , lexuar e pare nje deklarate te tille ? Papa eshte perfaqesues i kishes katolike , ndersa serbet kishen e kane ortodokse . Vatikani nuk e njef akoma Kosoven sepse , midis serbeve e kosovareve , ka probleme etnike e politike , ndaj te cilave , Vatikani qendron larg ; si rrjedhoje , Vatikani njef vetem shtete antare te OKB-se , ndersa per shtete qe kane probleme , nuk mund te perzihet , sepse per Papen , njerzit jane njelloj dhe problemet duhet t’i zgjidhin me mirekuptim e dialog .

    • 2-3 dite para vizites se papes ne Shqiperi (3-4 vite me pare me duket) doli deklarate zyrtare pikerisht me ato fjale sic e kam thene me larte. Per ato propogandat e tjera qe shkruan nuk te ndihmoj dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *