Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate mes kreut të qeverisë dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist. Kryeministri Berisha tha se pavarësisht punës së deritanishme në vend, Shqipëria ka ende nevojë për investime.
“Të gjithë e dinë se Shqipëria ka mjerim, shkolla të pandërtuara dhe rrugë të shkatërruara, por e dinë se atë që kanë bërë shqiptarët në kaq pak vite pakkush ka mundur të bëjë. Shqiptarët kanë ndërtuar në 10 vitet e fundit më shumë shtëpi se çdo komb tjetër, e dinë se çdo deputet i PS ka më shumë se dy banesa. Të lëmë demagogjinë dhe ngjyrën mavi se ai (Rama) ua mavijosi shpirtin. Kur ishin rozë, njerëzit ua hidhnin sytë, po tani…”, tha Berisha. Ndërkohë, kreu u grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, solli para deputetëve një listë të gjatë premtimet të pambajtura nga kryeministri Berisha, të cilit i kërkoi të japë shpjegime për to.
“Jemi një muaj para fillimit të fushatës dhe e kemi filluar shpejt. Meqë jemi në fushatë, zoti kryeministër, elektorati vlerëson sa e ka mbajtur planin dhe realizuar programin për të cilin jeni votuar. Ditën që keni ardhur kryeministër, keni thënë se do të reduktoni administratën me 10 për qind dhe shpenzimet administrative me 25 për qind. Sot shpenzimet janë të barabarta me ato të vitit 2005.
Premtove që qeveria do të konsiderojë ngritjen e universitetit të administratës publike. Ku është sot ky universitet?
Vetëm një rritje e shpejtë ekonomike do të hapte 160 mijë vende të reja pune. Pse kanë ikur 52 mijë vende pune?
Ke premtuar reduktimin e tatimit. Nuk ka ndodhur asnjë reduktim tatimi. Duhet të përgjigjesh sepse për këtë je votuar.
Premtove modifikim të sistemit të akcizave, thjeshtësim të listës së mallrave, sipas praktikës europiane. Nuk ka ndodhur asnjë gjë.
Premtove parqe industriale dhe zonat e lira ekonomike. Pse për tetë parqet e premtuara nuk është vendosur asnjë tullë?
Ke premtuar se do të vazhdosh investimet në akset me të rëndësishme si Rruga e Arbrit, Korridori i Jugut, Unaza. Në katër vitet e ardhshme 7 mijë km rrugë. Për këto rrugë anatemove atë që ka thënë Rama. Nuk ka pushtues apo sistem që të mos bëjë rrugë. Edhe Enveri që qe 50 vjet dy rrugë hapi, të gjitha të tjerat i ka hapur austriaku ose italiani. Edhe ti po i zgjeron dhe po i asfalton, se autostradë në Shqipëri nuk ka asnjë km.
Ke premtuar ndërtimin e porteve të reja për qëllime industriale, nuk ka asnjë
Ndërsa ke nisur ngritjen e pesë landfilleve në pesë qytete, cilën ke përfunduar?
Premtove uljen e borxhit publik, sot e ke 63 për qind
Premtove se rritja e pagave e pensioneve do të vazhdonte me 10 për qind. Në 2012, pagat u rritën vetëm me 5 për qind
Do të rrisje së paku 20 për qind numrin e nxënësve që ndjekin arsimin profesional. Nuk është rritur, vetëm është ulur.
Premtove fondin për shkencën, teknologjinë dhe inovacionin në nivelin 0,6 për qind, është tre herë më i vogël
Shërbimi shëndetësor ishte motoja juaj, pse është në këtë gjendje sot? Premtove buxhet 60 për qind për këtë sektor, sot është 20 për qind.
Shkolla te rrenuara, te shembura, shkolla pa sistem ngrohje. Ngritja e sistemit te Matures Shteterore qe eshte nje deshtim i vertete, pasi ai qe meriton nuk merr shkollen qe meriton.
Tekstet shkollore te perkthyera keq, gjysma e fjaleve te paperkthyera, reforma e altertekstit e deshtuar, perzgjidhen vetem ato tekste ne Komisionet e perzgjedhjes se teksteve, qe jane te autoreve apo shtepive botuese qe jane te lidhura ngushte me interesa partiake.
Shkolla private qe blejne tezat e Matures Shteterore per nxenesit e tyre dhe qe dalin me pike me te larta se te maturanteve ne shtet, sepse drejtoret jane te lidhur me PD.
Rrogat jane ne vend numero. Me te njejten rroge, njerezit mund te blejne me pak produkte ushqimore per t’i vene ne tryezen e tyre, sepse inflacioni eshte ne maksimum.
Krize ekonomike, ndryshe nga c’thote kryeministri jemi vendi i dyte pas Gjermanise. Borxhi publik ka kaluar limitin e 60% nderkohe qe qeveria premtonte uljen e borxhit publik.
Ne sistemin shendetesor nuk eshte investuar aspak. Cdo dite e me shume mungojne medikamente neper spitale, cdo dite e me shume mbytet pavioni i urgjence/reanimacionit nga lageshtira. Cdo dite e me shume aparaturat neper spitale mungojne, jane te prishura dhe njerezit detyrohen te paguajne ne privat.
Me gjithe keto te meta qe, ne te shumten e rasteve te kerkuara per mireqenie edhe “luks” mund ti quash, e meta me e madhe e qeverisjes beriaha eshte autokracia me te cilen qeveris kryeministri yne, ky shtet autoritar arin deri aty sa kryen vrasje po ti cenohet pushteti doktorit, pra ky pushtet vret dhe pergjegjesite si ne asnje vend tjeter i atribohen opozites. Opozita nuk duhet te beje te njejtin gabim neser ne qeverisje pavrsisht aritjeve qe do te kete ne qeverisje, nuk duhet te ndjeki shembullin autoritar ku, ne mbledhjet e qeverise kryeministr flete dhe marionetat heshtin per mos tju prishur interesat sepse, pikerisht keta jane me te demshmit ne shoqerite autoritare ku trgohet qart mungesa funksionimit te nje shteti demokratik me institucione te pavarura e meritokrat.
Shume drejt Sala me siguri i di keto por ne kemi te drejte tja kujtojme se ne dhe populi nuk i harron shume shpejte do ta heqim kete gnjeshter te keqe dhe me ere te keqe.
Saliu nuk mban mend dhe nuk ka ralizuar asnje premtim qe i ka bere Popullit keto 8 vite, pra edhe ketu eshte i Pari ne Evrope qe nuk mban asnje premtim, eshte per ne librin giness. Sali Baba me 40 hajdut ka realizuar, mos ta teprojme shumefishuar, te gjitha premtimet per Familje e tij dhe te legenave qe i rrine nga mbrapa, duke e ndjekur pas eres qe leshon. Ne kete drejtim Ai ze vendin e pare ne Evrope, per ngritjen e fabrikes vrasese ne Gerdec nga i Biri. Per vrasje demostruesish ne mitingje, te ndjeret ishin me fara lule dielli ne xhep, Sala thoshte jane me cadra dhe stilolapsa pistolet. Per kontrobande nafte dhe armesh. Per kultivim droge ne Lazarat e kudo. Per korrupsionin ne Drejtesi , ne Polici,ne Shendetesi , Tatime , Dogana , Tendera rrugesh me cmime qe ja kalojme edhe Zvicres, shitje prone publike si hidrocentrale, miniera, etj. etj. me cmime qesharake. Bashkepunim ai dhe e bija me Fazllicin e shoke, per blerje te pafundme tokash ne Porto Romano etj Privatizim objekte ushtarake dhe prona te tjera publike , per shuma qesharake. Cmim oscar Saliu ka fituar per vjedhje zgjedhjesh , kete e ka pranuar edhe vete kur tha Ju Votoni , Une Numeroj Shqiperin qe Sala i thote qe je e bekuar, e ka nxjerre ne shitje per 1 Euro. i Babezituri do te qerohet me vote plebishitare mbare POPULLORE me 23 Qershor