Ruçi-Borchard: Forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit

Bora Basholli

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt qëndruan në të njëjtën linjë duke theksuar se të gjitha forcat politike duhet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Gjatë takimit që Ruçi dhe diplomati i OSBE-së zhvilluan në Kryesinë e Kuvendit, shprehën mendimin se “Qeveria e Republikës së Shqipërisë janë plotësisht legjitimë, të dalë nga zgjedhje të rregullta, të certifikuara nga vetë komisionerët e opozitës dhe raportet e OSBE-ODIHR dhe se e ardhmja e vendit dhe konsolidimi i sistemit demokratik kërkojnë që të gjitha forcat politike të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa reforma zgjedhore konsensuale të përfundojë para zgjedhjeve të parlamentare të vitit 2021″.

Në takim u bisedua mbi zgjerimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së. Bashkëpunimi i deritanishëm përfshin kontributin e Prezencës për fuqizimin dhe modernizimin e shërbimeve të Kuvendit, përmirësimin e infrastrukturës për shërbimin e deputetëve ndaj qytetarëve në territor, përmirësimin e Rregullores dhe të procedurave të Kuvendit etj.

Kryetari i Kuvendit, kërkoi që “Në kuadër të zgjerimit të këtij bashkëpunimi, t’i jepet përparësi trajnimit dhe kualifikimit të deputetëve të rinj, për njohjen sa më të shpejtë e të thelluar prej tyre të procedurave parlamentare.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *