Kreu i Kuvendit ka tërhequr vëmendjen në fjalën e sotme të hapjes së sesionit të ri parlamentar mbi vonesat në realizimin e veprimtarive shtetërore për 75 vjetorin e Çlirimit të Vendit.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje deputetëve të marrin “pjesë aktivisht në përkujtimin e ngjarjeve të Luftës dhe të çlirimit në të gjithë territorin e vendit”.
Më poshtë pjesë nga fjala e tij:
“Në këtë sesion do të kremtojmë 75 vjetorin e çlirimit të atdheut, ngjarje monumentale e historisë sonë kombëtare.
Çlirimi i Shqipërisë është meritë e partizanëve shqiptarë, Ushtrisë dhe Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Pa Ushtrinë partizane dhe Luftën e saj, ndjenjat dhe rezistenca antifashiste shqiptare do të ishin asgjësuar nga bisha nazi-fashiste.
Lufta jonë Nacional-Çlirimtare, ashtu si Lufta e Dytë Botërore, nuk u fitua si përplasje idesh, por në beteja të përgjakshme në malet, detet, qiejt dhe qytetet e Globit, në të cilat ranë dhjetra miliona ushtarë e luftëtarë.
Ushtria Nacional-Çlirimtare luftoi denjësisht në krah të Ushtrisë së Kuqe, Marinës e Flotës Amerikane, Ushtrisë e Flotës Britanike dhe ishte kjo luftë që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Gjatë gjithë këtij viti unë kam ndjekur me vëmendje, kam marrë pjesë ose kam përshëndetur pothuajse të gjitha ngjarjet e rëndësishme të Luftës. Me këtë rast, ju bëj thirrje të gjithëve ju, kolegë deputetë, që të merrni pjesë aktivisht në përkujtimin e ngjarjeve të Luftës dhe të çlirimit në të gjithë territorin e vendit.
Qeveria dhe Komisioni i ngritur për këtë qëllim, të shpejtojnë ritmet për realizimin e veprimtarive të programuara në këtë përvjetor të rëndësishëm.
Institucionet shtetërore e akademike të rrisin frymën e bashkëpunimit me organizatat e veteranëve në mënyrë që kremtimi i 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë të realizohet me madhështinë që meriton dhe Lufta Nacional-Çlirimtare, sakrificat dhe vetëmohimi i partizanëve shqiptarë të vleresohen me shkëlqimin që meritojnë“.
Fjala e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU
a.d. / dita

Ruçi te perse dhe ca, se shpejt eshte kujtuar.
Vetem me ket fjali te z.Ruci ma poshte.Duhet pushteti sot te vlersojne zyrtarisht nderin dhe sakrifica e jashtzakonshme qe dhane partizanet te mbeshtetur dhe nga vet populli ne luften clirimtare te vihet ne vend rroli i udhehqjes dhe lufta nacionalclirimtare .Qe me kete 75 vjetor duhet te vendoset qe tradhetart bashkpuntoret me pushtuesin tu mbyllet perfundimish llafollogjia tyre qe jane damkosur vete tradhetar me vullnetin dhe deshiren e tyre ne sherbim te pushtuesit.Keto vemje qe perfundune kavie laboratorit per te rrezue pushtetin popullor.
“”” Ushtria Nacional-Çlirimtare luftoi denjësisht në krah të Ushtrisë së Kuqe, Marinës e Flotës Amerikane, Ushtrisë e Flotës Britanike dhe ishte kjo luftë që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.”””
Jam i nji mendje dhe mbeshtes cdo proteste deri ne eleminimin e riabilitimit te A.Zogut,M.Frasherit dhe cdo tradhetarit e ballistit qe i kane vu pushken ushtrise Nacl dhe popullit.Nese do arrihet kjo ndarje e shapit nga sheqeri.A po krundet nga mielli,vendi do perparoj si gjithe vendet e tjera.Autoret e riabilitimit te tradhetarve te atdheut duhet te mbajne pergjegjesi deri dhe penale.Sepse e tregojne apo e vendosin veten ne krah te pushtuesit.
Lufta Antifashuste Naciinal -Çlirimtare eshte Margaritar teper i rralle ne Piedestalin e Historise sone Kombetare .
Eshte Guri i Themelit te Egzistences se Shqiperise ne Shekullin e XX-te dhe njiherit Muri me i larte qe na ndan me Nazi-Fashistet , Kuislinget , Regjentet , Kukullat , me te gjithe pasardhesit e tyre , Funderrinat qe kane dale sot ne pah Tufa -Tufa me Agronet dhe Wagabondet e Klasave te permbysura .
Eshte Guri i themelit qe na ndan Ne nga Perversi , Funderrina qe e kemi sot Kryeminister, te cilin PS-ja duhet ta Qëroje nga gjiri i saj njehere dhe me pare dhe te zgjedh nje Figure serioze te cilat PS-se nuk i mungojne .
Zoti Gramoz Ruci populli shqiptar mbas 75 vjet nga mbarimi i L2B ka nevoje per realizimin e pajtimit kombetar dhe te unitetit kombetar, detyra qe mbeten pa u realizuar qe nga vitet 1991-1992, kur u nderrua regjimi. Me genjeshtra e mashtrime nuk arrihet pajtimi kombetar dhe uniteti kombetar. Prandaj krahas keshillave per organizim sa me te mire, jepni dhe keshilla per te thene te vertetat e shtremberuara mbi Luften Na-Cl.
Disa te verteta jane dhe keto:
1. Me 7 prill 1939 rane 15 deshmoret e pare ne Durres, Vlore, Sarande, Shkoder e Berat dhe jo vetem Mujo Ulqinaku.
2. Partia Komuniste Shqiptare dhe udheheqesi i saj Enver Hoxha, ne vitet e para ishin te varrur prej Partise Komuniste Jugosllave, pra me dashje a pa dashje ka ndjekur nje politike antishqiptare.
3. Mohimi i Marreveshjes se Mukjes akt qe u krye nen presionin e Miladin Popovicit ishte tradheti kombetare,
4. Shpallja e Ballit Kombetar “tradhetar e bashkepunetor i armikut” me urdheresen sekrete te firmosur prej “Shpati-t” (E. Hoxhes) me 10 shtator 1943, kur ushtaret e ballit kishin luftuar e po luftoinin ende ne bashkeveprim me forcat partizane, ishte tradheti kombetare. Ky urdher i vuri ballistet nen zjarrin e partizaneve dhe te gjermaneve gje qe i corroditi shume forca te Ballit, te cilat kaluan ne anen e pushtuesive gjermane pa marre ndonje urdher prej komandantit Mit’hat Frasheri.
5. Ngulja kembe ne genjeshtrat e Enver Hoxhes se ushtria partizane ne fund te luftes arriti ne 70.000 luftetare dhe se kishte dhene 28.000 deshmore, jane gjera bajate, qe nuk ia ngrene vlerat Luftes Na-Cl, por ia ulin. Ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te vitit 2008 ne zerin “Brigadat Partizane”, jepen te dhena se keto brigada ne fund te luften, me 28 nentor 1944, kishin gjithsej 26.800 partizane dhe se ato kishin dhene vetem 1.950 deshmore. Studiuesi Teodor Kareco me dokumente ne librin e tij “Jo 28.000 deshmore, po veten 3.500” tregon se ne vitin 1946 me vendim qeverie merrnin perkrahje sociale jo me shume se 2.600 familje deshmoresh. Po keshtu dhe ne serine e librave “Yje te pashuar” prej 200 vellimesh jane dhene vetem biografite e 2.600 deshmoreve, sepse vertet nuk kishte me shume.
Eshte rasti qe ish-partizanet qe kane mbetur gjalle te bejne katarsen e vet dhe te tregojne sesi diktatura komuniste i transformoi nga ish-partizane trime te luftes ne sherbetore frikamane mbas luftes. Vetem pranimi i kesaj te vertete shpjegon faktin qe kur diktatori shpallte “agjent e tradhetar” pa dokumente kete ose ate kuader te larte, askush nga vartesit e tyre nuk delte te hidhte teseren e partise, ose te dorezonte detyren e te thosh se ai e njihte mire eprorin e vet se ai gjate luftes dhe pas saj kishte qene nje ushtar besnik i partise, nese paska qene tradhetar ky kuader edhe une qe kam punuar nen urdherat e tij duhet te gjykohem si tradhetar.
Vetem me te tilla dukuri ky 75-vjetor do te sjelle dicka te re me vlere, perndryshe do te jete nje farse si pervjetoret e tjere, pra i pavlere.
Zoti Gramos Ruci, me genjeshtra te pamoralshe nuk ecet perpara por veten sorollatemi si miza pa koke. Dhe populli i fyer nga mashtrimet do vijoje te largohet nga atdheu dhe PS-ja, si forca me e madhe politike e vendit do te jete pergjegjese e kesaj katastrofe…
Plagjiature.Ruci Puci I lales ka kopjuar A.Duken
Keto jane hipokrizi e ndyre,se po te ishte ndrydhe ky tradhetar i LANC-it do t’i kishte kerkuar Rames qe te kerkonte ndjese para popullit per poshtersine qe beri me Muthat Frasherin.
TE SHPEJTOHEN PROCEDURAT PER
EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE NDAJ VRASESVE ME
PAGESE GRAMOZ RUCI DHE KOMPANI
Lufta ANÇL është margaritar -DO TA FESTOJMË ME MADHËSHTI 75 VJETORIN AJO ËSHTË VLERË e madhe për popullin tonë dhe brezat që vijnë.Enver Hoxha na radhiti me boshtin fitues të aletatve të mëdhejë botror.
I pa harruar qofshin sakrifiucat e heroive e dëshmorve të lirisë që dhenë jetën për atdhe si me le..