Ruçi kritika deputetëve të PS-së: Mos mungoni më në seancat e Kuvendit

anazapta

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u ka tërhequr vërejtje deputetëve të tij për mungesat e tyre në seancën plenare të ditës së enjte. Ruçi ka kërkuar pjesëmarrjen e plotë të grupit gjatë punimeve të Parlamentit.

Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar socialist pohojnë se Ruçi u ka thënë deputetëve se “nuk duhet të përsëritet situata e një jave më parë në Parlament, kur projektligjet gjatë votimit morën vetëm 71 vota”.

Edhe në mbledhjen e djeshme, kishte shumë mungesa të deputetëve socialistë, disa prej të cilëve ishin të angazhuar dhe në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, ku vijonte debati për ashpërsimin e gjobave të tatimorëve.

Ajo që ra në sy gjatë seancës së shkuar parlamentare ishte vështirësia e shumicës për të bërë numrin e votave për rrëzimin e dekreteve.

Share This Article
1 Comment
  • edhe ky do ishte senator, si deputet i shum legjislaturave,po te ishte me dinjitet si deputet per vendin ,dhe tani foli………
    e nisi me vartesit qe la ne balte me 2 prill,ish policet si minister rendi,mori ca ambjente me qira te stadiumi ‘qemal stafa”kafe e para me 92, tani del ne listen e pare te osbe..
    foli cfare foli kur nuk je vetvetja, por beni si them une e mos beni si bej une

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *