Ruçi kritikon kryetarët e grupeve parlamentare dhe ndërpret seancën

Ornela

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e ka nisur seancën e sotme plenare me një kritikë ndaj deputetëve dhe krerëve të grupeve parlamentare.

Ruçi kërkoi zbatimin e orareve për nisjen e seancës, duke thënë se nuk do të ketë asnjë tolerim për vonesat. Për shkak të mungesave në sallën e Kuvendit, kryeparlamentari ndërpreu seancën.

Ndërkohë, katër deputetë të Partisë Demokratike kërkuan që vota e tyre e dhënë dje me karton për probleme të sistemit elektronik, të regjistrohet në procesverbal, si votë kundër qeverisë.

Ishin deputetët e rinj demokratë, Andon Frrokaj, Klevis Balliu, Xhemal Gjiknushi dhe Lorenc Luka.

“Vota ime ka qenë kundër, kam votuar me karton, të lutem të regjistrohet”- ka thënë Balliu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *