Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, paraqiti në një bashkëbisedim me gazetarët arritjet e sesionit të shkuar parlamentar.
Ai vlerësoi si arritjen më të madhe në sesionin e shkuar miratimin e reformës në drejtësi, ndërsa theksoi si një mangësi mosmiratimin e ligjit për Magjistraturën.
Sa i përket sesionit të ri parlamentar, i cili nisi një ditë më parë pa pjesëmarrjen e opozitës, Ruçi theksoi se ky do të jetë sesioni ku do të vuloset çelja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
s.a/dita

Ku eshte vula?