Ruçi me delegacionin amerikan: Reforma në drejtësi, e pakthyeshme

Bora Basholli

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti në Kryesinë e Kuvendit mëngjesin e kësaj të marte, delegacionin e Kongresit Amerikan dhe të Këshillit Atlantik, të cilët ndodhen për vizitë në Shqipëri dhe në disa vende të rajonit.

Ruçi, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA për reformat integruese në Shqipëri, sidomos Reformës në Drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe e papengueshme.

“Shpreh mirënjohjen për mbështetjen nga SHBA të reformave integruese, sidomos reformës në drejtësi, e cila është e pakthyeshme dhe e papengueshme.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit.

Ruçi, bashkëbisedoi me anëtarët e delegacionit mbi situatën politike në vend, ecurinë e reformave si edhe për kujdesin që duhet të tregohet për të ruajtur kursin euro-atlantik, si alternativa e vetme e zhvillimit, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Delegacioni amerikan shprehu vlerësimet më të larta për rolin konstruktiv të Shqipërisë në zhvillimet rajonale, për zhvillimin, paqen, sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Mazhoranca e PS mbeshtetje te SHBA E BE si asnjehere gjate 30 vjeteve te DEMOKRACISE.

    LE TE NDEZI TYM E FLAK BERISHA.
    PER AMERIKEN BERISHA I PAPRANUSHEM.
    LULIN E KA TREMB BERISHA QE NE VEZE.

  • Zoti Ruci keni berreri ju apo jo ,se te tjeret jane koleget tuaj me fustan ,kjo dihet mire .Nuk te vjen pak turp ,e a keni ju pak seder kur permend gjithe qejf se reforma ne drejtesi e duam dhe do behet pa tjeter . Por Shefi i jot Rama edhe ju ne kete tave te piset shkelni diten per diell kushtetuten nenin 181 ,posacerisht per pronat .Pse me finte enveriste behet reforma ne drejtesi e duke shkelur kushtetuten ,qe perpara se te vejne bythen ne karrigen e kryeministrit te gjithe kata kryeministra te ketij tranzicioni post komunist , fallco bejne betimin para kushtetutes .Jane burra keto apo jane femra kurva ,na fal z Ruci per fjalorin e piset ,por ne del nga shpirti .nderime e gjithe te mirat z Ruci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *