Gramoz Ruçi ka reaguar ndaj akuzave të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta dhe Kryetarit të LSI-së, Petrit Vasili se dhunimi i anëtarit të LSI në Zharrëz ndodhi nga një “horr i PS”, siç e cilësoi Vasili. Ruçi tha se një incident i tillë është bërë për një vijë uji dhe nuk duhet ta politizojmë, dhe se PS distancohet hapur nga çdo rast dhune.
“Dëgjova që ne socialistët paskemi krijuar incident. Meta e Bitri e dinë mirë se kanë qenë pjesëtarë të familjes socialiste dhe kjo forcë politike nuk mbështet asnjë lloj dhune, pasi nuk do që të vuajë askush atë që ne kemi vuajtur. Distancohemi hapur dhe qartë nga çdo rast dhune. Nëse incidenti ishte për një vijë uji, të mos e politizojmë. Gjithsecili është në korsinë e vet PS, PD, LSI dhe forca të tjera dhe populli është arbitri që do të përcaktojë se kush do ta fitojë garën. Do të fitojë ai ekip që ka mbështetjen më të madhe dhe alternativën më të mirë. Dhuna nuk i përket socialistëve, ndaj të mos politizohen çështje që s’kanë të bëjnë me politikën”, tha Ruçi.

Si u katandis burrnia e shqiptarit ! Burra me thinja , me keq se grate ne rruge te pazarit !
Yyyyy turpi ju mbulofte !
Pale ky Vasili…si kokoshi ne maje te plehut ! Keshtu thoshte mamaja ime qe i ndritet shpirti, per keta lloj burarash !