Suedia, ndër të parat pro hapjes së negociatave për Shqipërinë

Dita

Suedia dhe vendet skandinave janë ndër të parat vende anëtare të BE që bëjnë me dije se mbështesin Shqipërinë në hapjen e negociatave.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ndodhen në Talin të Estonisë, në samitin e krerëve të parlamenteve të BE-së, ku mund të realizohen takime dy palëshe për të kërkuar mbështetjen për negociatat.

Kryetari i Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, u shpreh gjatë takimit me Ruçin se, Suedia dhe vendet Skandinave mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Gjithashtu, Ruçi zhvilloi një takim edhe me Kryetaren e Senatit Hollandez, Ankie Broekers-KNOL.

Këto takime të rëndësishme vijnë menjëherë pas marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE, nga Komisioni Evropian.

Në fokusin e diskutimeve, takimet do të kenë tematikat si e “E ardhmja e Bashkimit Evropian” dhe “Evropa dhe mbrojtja e sigurisë”.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *