Ruçi: Pas 25 qershorit nuk do bëjmë koalicion me PD-në apo LSI-në

DITA Online

 

Gjatë një takimi elektoral më qytetarët në Fier, qark ku kandidon për deputet, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi u shpreh se pas zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë koalicion me PD apo LSI.

Shpreh bindjen dhe ju garantoj se nuk do të ketë koalicione as me PD dhe as me LSI në qeverisjen tonë pas 25 qershorit. Të votojmë të gjithë PS për të patur në krye të qeverisë tonë Edi Ramën, projektuesin e reformave më të mëdha të vendit, për të qeverisur të vetëm dhe siç dimë ne të ndërtojmë shtet”, u shpreh kreu i grupit të PS-së.

Ndërkohë ai ka komentuar edhe marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha për të cilën tha se ishte një marrëveshje në të mirë të vendit.

“Marrëveshja me PD, ishte një marrëveshje në të mirë të vendit. Askush nuk dëshiron prishjen e stabilitetit që kemi arritur, askush nuk do të dëshironte të vihej në diskutim rezultati zgjedhor. Për herë të parë në këto zgjedhje nuk ka ankth dhe frikë. Pas numërimit të votave, humbësi të pranojë humbjen dhe fituesi të menaxhojë fitoren”, përfundoi ai.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Ky fshatar injorant, qe gjithmon thot ca i pelqen shefit te rradhes, mos te na tregoj traplliqe se si solli marreveshja stabilitet dhe njohje te rezultatit. Se stabilitet nuk quhet kur krizat jane fallco se i ie qe cdo parti neser ta bej nje gje te tille dhe te pretendoj te njejtin trajtim. Dhe sa per rezultatin, e than gjithe te huajt qe do e njohim dhe pd po su fut e ka vet gjithe pergjegjesin. Prandaj per ca njohje flet ky fshatar lepires??? Ikni zhdukuni, dorehiquni edhe ti edhe rama se e keni shk…. ps ne parti qe si sherben me te majteve.

  • Kush te pjerdh ty o Mozi, ti je vetem nje relike e komunizmit ne politiken e 2017, nje specie e vetmja e llojit vet ne gjithe Europen Lindore akoma ne politike. Ish-minister i diktatures! Ty Edi te mban se garanton ato votat e enveristave me ate surratin tend te salduar.

  • Z.Ruçi!
    Je i pergaditur me shume bagazhe dhe eksperience.Por mos u ngut per te deklaruar vendosmerin pa te dhenat e bilancit perfundimtare te numrimit te votes.
    Nuk mund te perseritesh zgjedhjet nese del force e pare me jo ma shume se 50%.Nga kjo do te detyrohesh te bash koalicion.Ti therrasesh Derrit Daje.
    Duhet fitore mbi 55%. Per te kryer premtimet per te dy fushatat 4 vjet te shkuar(2013 – 2017) dhe 4 vite qe do vijne (2017 – 2021).

  • Z Ruci ,,, boll me na genjyet ,ju votuam me sigmen RILINDJE ,por doli me fal per fjalorin RIPJELLJE . Mirni e hani ate qe mbollet . e ju befte mire . Kesaj here ju garantojme , do jeni ne opozite .

  • Ja dhe argelidhet e lindura keto dite pa ditur se çfare thone. Kujtojne se politiken e bejne vetem deshirat dhe huqet e tyre, ashtu si u mesuan baballaret e tyre keto 23 vjet. Nuk po e shikojne se ç’po behet ne Shqiperi. Te gjitha qytetet te reja me nje lufte kembengulese te socialisteve te perkushtuar per te ndertuar shtet e mireqenie. Komentuesit jane ne gerhamat e fundit te tyre ashtu si ata qe i kane nxjerre ne driten e diellit e tani po legojne tradhetine , krimet dhe hajduterin qe u bene Shqiperise dhe shqiptareve. Partia Socialiste do te jete e vetme ne ndertimin e shtetit modern demokratik pas 25 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *