Ruçi sqaron pse Prokurorja e Përkohshme mori 69 vota

DITA Online

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka sqaruar sot votat që janë dhënë për Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme si dhe dy deputetë të mazhorancës të cilët nuk mundën të votonin.

“Në Parlament të gatshëm ose të ekspozuar për të marrë pjesë në votim kanë qenë 76 deputetë, faktikisht në votim morën pjesë 73, pra 69 pro, 2 kundër, 2 abstenim. Pra nuk votuan 3 deputetë. Shtrohet pyetja pse?

Nuk kishin me se të votonin, sepse iu ishte marrë karta. Në media është deklaruar se kandidatja për prokuror të përkohshëm ishte suport i dy deputetëve, Felaj dhe Manja.

E dini që këtë dy deputetë nuk kanë votuar dhe këta kanë qenë firmëtarë për të mbështetur këtë kandidatë. A është normale kjo që dy deputetë që ishin firmëtarë nuk patën mundësinë të votonin. Pra ishin tre deputetë që nuk votuan, nga ana tjetër ishin dy deputetë që përdorën kartat e kolegëve të tyre të krahut të djathtë”, tha Ruçi.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Seanca duhej te ishte anulluar dhe bere te Enjten, pas perjashtimit te Kryemadhit dhe deputeteve te tjere te perfshire ne aktin e turpshem, per nje periudhe 1 mujore.

  • Pse nuk e thote z.Ruëi , kush ua mori kartat atyre deputeteve dhe nuk thote asgje , se çfar do te behet per nje veprim te tille ? Çështë kështu me këta psikopatët e kryepsikopatit , qe jane bere bajge qe po i shkel me kembe UDB-ashi i Vicidolit ? Apo , ne fund te fundit , njeri punon per interes te Serbeve dhe tjetri , sic po duket çdo ditë e më qarte , punon per “Megaliidhene” ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *