Ruçi takon ambasadoren kineze: Të nxisim bashkëpunimin për të forcuar miqësinë tradicionale

Gazeta Dita

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu u takua të mërkurën me kryetarin e ri të Kuvendit dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Ambasadorja Jiang Yu i përcolli kryetarit Ruçi përshëndetjet e ngrohta të kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare të Kinës, Zhang Dejiang. Edhe zoti Ruçi shprehu përshëndetje të ngrohta dhe urime të përzemërta për homologun e tij kinez.

Ruçi tha se miqësia midis Kinës dhe Shqipërisë është shumë e vlershme dhe të dy palët duhet ta shfrytëzojnë mirë miqësinë për të nxitur bashkëpunim ekonomik tregtar, turistik, dhe kulturor. Ai dëshiron që qeverinë kineze të inkurajojnë në vazhdimësi ndërmarrje që të investojnë në Shqipëri, ndërsa ai u zotua se vendi kërkon të presë më shumë turistë kinezë.

Ruçi tha se Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë komunikim të ngushtë me Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës dhe të dy palët mund të nxisin bashkëpunim dhe komunikim në fushën e legjislacionit, për të forcuar miqësinë tradicionale dhe për të zgjeruar bashkëpunimi konkret në fusha të ndryshme. Ruçi vlerësoi lart rolin e Kinës në komunitetin ndërkombëtar. Ai dëshiron që Kina të shënojë arritje më të mëdha.

Nga ana e saj, ambasadorja Jiang tha se Kina dhe Shqipëria, mbi bazën e respektit reciprok, të barazisë dhe përfitimeve të ndërsjella, nxitin së bashku bashkëpunimin dypalësh në shumë fushë. “Pala kineze dëshiron të forcojë komunikim me Kuvendin në nivele të ndryshme, të thellojë komunikim dhe të shkëmbej eksperiencën e zhvillimit për të nxitur marrëdhëniet dypalëshe.”

Ambasadorja prezantoi gjithashtu shkurtimisht gjendjen e zhvillimit të Kinës. Ajo u shpreh se zhvillimi i ekonomisë së Kinës është i qëndrueshëm dhe i shëndetshëm dhe ofron shanse të mëdha për stabilitetin dhe rritjen e ekonomisë globale.

“Kina dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të partneritetit të barabartë, të hapur dhe bashkëpunues, dhe të ndërtojë marrëdhënie ndërkombëtare të reja me interes të ndërsjellë, duke krijuar një komunitet fatesh të përbashkët,” theksoi Jiang.

Share This Article
2 Comments
  • Forcimi i maredhenieve enonomike,politike,kulturore etj me Kinen Popullore eshte e nje rendesie te jashtezakoneshme per Shqiperine!

  • Shume bukur Ruci —

    Kina na ka dhene ndihma te pafund ne miliarda dollare, por
    edhe Shqiperia e ndihmoi Kinen atehere kur gjithe Bota ishte kunder Kines

    Ndaj ti forcojme sa me shume maredheniet Ekonomike me Kinen dhe te shikojme per investime ne Infrastrukturen Hekurudhore , se ne Hekurudha Kinezet jane numri 1 ne Bote,
    Kane hekurudha te shkelqyera , sidomos atome nje shine elektromanjetike
    qe quhen hekurudha me Levitation
    Aty Kinezet jane te pa-pare

    Sepse vete Kryeminstri Kinez ne nje interviste te para disa viteve ne CNN, kishte thene qe Kina deshiron te invstoje ne Europe ne INFRASTRUKTURE

    Po ashtu esht mire qe krijohen ekipe te perbashketa per nxjerrjen e naftes ne det , sepse Kina esht shume e perparuar ne kete aspekt dhe ,ndermarjet kineze duke qene shteterore jane te ndershme ne maredhnie me shtetin tone
    Nuk jane si kompanite kandaeze etj qe vijne e vjedhin naften tone

    Prandaj Ruci tu kerkoje pales kineze bashkepunim ne kerkimin , nxjerjen dhe perpunimin e naftes ne Shqiperi, se kjo eshte me leverdi per te dy vendet

    Si dhe duhet ti kerkojme Kines te njohi Kosoven, sepse ne beme te pamunduren qe Kina te behej anetare e OKB-se atehere kur Sperfuqite ishin kunder Kines

    Ndaj Kina na e ka nje fare borxhi politik qe nga ajo kohe e miqesise sone
    qe te njohi Kosoven , dhe ne do ja dijme per shume faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *