Ruçi takon zv.presidentin e PE: Shqipëria i ka bërë ‘detyrat e shtëpisë’

Bora Basholli

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Zëvëndëspresidentin e Parlamentit Europian dhe Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo.

Kryetari i Kuvendit i shprehu Zëvëndëspresidentit Castaldo mirënjohjen e vlerësimin për ndihmën dhe mbështetjen që Parlamenti Europian, dhe Italia i kanë dhënë Shqipërisë për nxitjen e perspektivës së integrimit evropian dhe për reformat gjithëpërfshirëse e transformuese që ka ndërmarrë

“Shqipëria i ka bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë” për plotësimin e standarteve në pesë proritetet kyçe që përcaktuan rekomandimet e Këshillit Europian dhe po vazhdojmë të përparojmë në zbatimin e reformave integruese, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dekurajimin dhe zvogëlimin e kërkesave të azilkërkuesve në të gjitha vendet e BE-së.

Vendimi pozitiv i Këshillit në Qershor 2019 do të ishte një moment vendimtar për të treguar gatishmërinë e BE-së për të ruajtur dhe forcuar perspektivën tonë evropiane, por edhe përkushtimin e BE-së ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. ”, nënvizoi Ruçi.

Zëvëndëspresidenti i Parlamentit Europian dhe Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo, falenderoi Kryetarin e Kuvendit  Gramoz Ruçi, për takimin.

 “Unë, ashtu si edhe Ju, mendoj se BE bëhet më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar dhe po përpiqem që këtë qasje ta krijoj edhe për ato vende, të cilat për momentin mund të kenë mendime të ndryshme.

Ne nuk duhet t’i lemë aktorët globale jo dhe kundër europianë të penetrojnë në Ballkanin Perëndimor dhe të devijojnë perspektivën europiane të rajonit.

Ne po luftojmë fort që në qershor të hapen negociatat dhe Shqipërinë e duam të parën e klasës dhe në krye të listës. Jam shumë i preokupuar nga qëndrimi i opozitës ndaj parlamentit dhe zgjedhjeve lokale sepse këto qëndrime dëmtojnë kohezionin politik brenda vendit.

Megjithatë, pavarësisht këtyre qëndrimeve, Italia që është vendi im, po lobon fort për hapjen e negociatave në qershor. Ne nuk duhet të zhgënjejmë dhe dekurajojmë shqiptarët, por të njohim e vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për reformat integruese, sidomos reformën e vështirë dhe unike në drejtësi.

Kam qenë dhe do të jem personalisht dhe institucionalisht, si italian dhe europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019.”, nënvizoi Castaldo.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Shqiperia e Edi Rames mund te kete mbushur dosje me mijra flete,por NUK KA PLOTESUAR 2 NGA KUSHTET KRYESORE:
    1-FORCIMI I SHTETIT LIGJOR!
    2-LUFTA KUNDER KORRUPSIONIT!
    Edi Rama me krijimin e kucedres se “bashkeqeverisjes me qytetaret” i ka vene KAZMEN shtetiot ligjor!
    Dhe kete e ka pranuar vete ideatori i saj Rama ne 21.11.2019 ne mbledhjen me koordinatoret e kesaj fantazme kriminale!
    Ja si e ka pranuar Rama aktin e tij kriminal:

    -“”Ne fakt,Platforma eshte nje inovacion qe ve teknologjine ne dispozicion te cdo individi dhe transformon nje here e pergjithmone zyrat e ashtuquajtura te maredhenieve me publikun neper institucione,duke krijuar nje nivel te ri pergjegjshmerie te shtetit dhe nje nivel komplet te ri marrje pergjegjesie te institucionit.Deri dje,ne se do merrnim perseri shembullin e zonjes Drizi,zonja do ishte pre e ecejakeve ne te ashtuquajtura zyra te maredhenieve me publikun,do shkruante letra qe nuk do I lexonte askush.Ne rastin qe do shkruante edhe ne kryeministri,do te merrte pergjigjen “drejtohuni tek institucioni perkates”,qe perseri nuk do pergjigjej dhe faktikisht sot do ishte pa pune”!

    Me hapur,me qarte se kaq nuk mund te pohohej nga ideatori i saj, se eshte Rama vete “xhelati” i shtetit ligjor!
    Duke shkaterruar shtetin ligjor Rama eshte bere nxitesi dhe mbrojtesi i korrupsionit ne vend!
    Ja si u vu ne mbrojtje te korrupsionit Rama:

    Pasi shpertheu skandali korruptiv i tenderave te Unazes se Re ,ne fund të dhjetorit, duke folur për rastin e kompanisë DH Albania, kryeministri Edi Rama deklaroi se “kompani që hyjnë me letra të falsifikuara nëpër tendera ka në të gjithë botën. Një qeveri, një ministri, një ministër nuk gjykohen nga fakti nëse hyn apo nuk hyn një kompani me letra të falsifikuara. Gjykohen nga mënyra sesi reagojnë në momentin kur fakti konstatohet… Përsa i përket rastit në fjalë, ku është korrupsioni që ka ndodhur, që të jem unë i qartë? Si?” u shpreh ai.
    A jane njohur parlamentaret europiane me keto qendrime dhe veprime shume te denueshme edhe PENALISHT te ketij kryeministri?
    Populli shqiptar nuk ka nevoje qe Europa te hape negociatat me Edi Ramen,por ta detyroje kete njeri antishqiptar,qe te “hape negociatat se pari me popullin e vet” e jo te tallet me bashkeqeverisjen e tij kriminale!
    Sot shqiptaret nuk gjejne zyre shteterore dhe bashkiake ku te ankohen e te zgjidhin ankesat,sepse ky kryeminister arrogant e antishtet i ka shtetezuar ato vetem ne kryeministri!
    Plasini syte o europiane se ku e ka katandisur Rama kete shtet:Ne humnere!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *