Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, tha sot se 1 prilli është festa e kryeministrit Berisha, i cili nuk ka mbajtur premtimet që u ka bërë shqiptarëve. Ruçi tha se qeverisja socialiste e pas 23 qershorit do të ketë objektiv luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar dhe zhvillimin ekonomik e vendit. “Gëzuar festën kryeministër se sot është 1 prilli. Këto 4 vjet më parë ju keni thënë: Angazhohem se do shqyrtojmë legjislacionet e vendit për t’i përshtatur me ato europiane. Sot e kësaj dite në mbyllje të mandatit tënd politik ke dorëzuar muajin e fundit 4 kode. Objektivi ynë do të jetë renditja e Shqipërisë në 20 vendet e para me korrupsionin më të ulët. Jo se e themi ne por organizmat vëzhgues Shqipëria është vendi i fundit në Europë. Lufta me zero tolerance ndaj krimit të organizuar. Numri i krimeve është 2.8 herë më i madh. Keni thënë se do të krijojmë 6 parqet industriale, sot nuk është vënë në punë asnjë nga parqet që ke deklaruar. Revolucioni fiskal ke thënë se do të vazhdojë pa ndalim, reformimi i sistemit të pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. S`ka asnjë reformë. Objektivi ynë është se në parqet industriale në autostrada etj. Do të punësoje 160 mijë vende por sot numri i të punësuarve ka rënë. Shfrytëzimi i importit për të ngritur termocentrale me qymyr dhe për fat të keq s`kemi as edhe një TEC”, deklaroi Ruci.