Ruçi uron kryeparlamentarin e ri të Greqisë

Edona Llukacaj

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi kryetarit të parlamentit të Republikës së Greqisë, Kostas Tasoulas, nw tw cilwn i shpreh pwrgwzimet e tij pwr zgjedhjen dhe suksese nw detyrwn e re.

Ruçi, gjithashtu, nwnvizon rwndwsinw e fuqizimit të bashkëpunimit parlamentar dhe e fton homologun grek për një vizitë në Tiranë.

Në letrën e urimit të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, drejtuar homologut grek, z. Kostas Tasoulas shkruhet:

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj në postin e Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Greqisë, më lejoni t’Ju përgëzoj për zgjedhjen Tuaj me një mbështetje aq të madhe si dhe t’Ju uroj shumë suksese në përmbushjes e detyrës impenjuese dhe fisnike. Unë shpreh besimin e plotë se, me zgjedhjen Tuaj në këtë detyrë, marrëdhëniet mes dy vendeve tona fqinje, si dhe shkëmbimet dhe bashkëpunimi midis dy Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Greqisë do të intensifikohen gjithnjë e më shumë, në interesin tonë të përbashkët. Në këtë kuadër, për mua do të ishte një kënaqësi e veçantë t’Ju ftoj, në krye të një delegacioni parlamentar, për një vizitë zyrtare dhe miqësore në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Ju”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *