Rudina fluturon

J L

Nuk ka kryetar,

që s’bën deklaratë,

po zonja Hajdari,

është super gallatë!

 

Doli dje Rudina,

këputi të forta,

kur tha se do merrte,

nja Pesëdhjet mijë vota!

 

S’është punë optimizmi,

për çfarë deklaron,

por mundet që numrat,

Rudina s’kupton!

 

Nuk është punë humori,

po s’kupton vërtetë,

që shifra e saj vlen,

plot 6 deputetë?!

 

Bir Selman i nënës,

ç’të të qaj më parë,

Rudi 50 vota,

edhe mund t’i marrë!

 

Po kjo çmëndurake,

si do bëka namin,

kur thjesht zero lidhje,

ka me Elbasanin!

 

Luli me Monikën,

që s’janë fare kot,

50 mijë vota,

tok s’i marrin dot!

 

Ti le Amerikën,

erdhe prapë mes nesh,

afro katër vite,

po fluturon me presh!

 

Të është mbushur mëndja,

se je plot talent,

por në politikë,

je një aksident!

 

Pér mirë-apo keq,

s’ndikoj dot tek ty,

po nuk merr dot vota,

me mikroparti!

 

A.DUKA

 

Share This Article
5 Comments
  • Ajo Rudina me pras fluturon vertet,
    ashtu si e percakton dhe Duka poet,
    por Duka sikur ne pasqyre te shikoje,
    vehten me pras ne byth do te dalloje,
    e jo ca muaj si kjo Rudina e Hajdarit,
    por 8 vjet me pras pas Ram gomarit!

  • jo mor dukë jo
    kjo nuk është kështu si thua ti sot
    “por në politikë,
    je një aksident!”
    por është ashtu si the “dje”
    “U vumë samar të parakohshëm, pa patur një ditë punë”!
    kjo është pjesa e kërriçave që duhet të bëjnë”gllu-gllu”si gjela deti sa herë çobani fërshëllen!!
    ndoshta është aksident që ka dalë nga tufa,por që është pulë deti!?
    nuk ka vënd për diskutim!!
    kjo është tarallakja e radhës,e njëjtë si ato/ata të ramës!!
    janë pjesë e garnityrës,janë pjesë e mbushjes,asgjë tjetër!
    ashtu si ti je pjesë e njërës anë të propagandës!!

  • O Ben vllai vota ka marre Flamur Noka e Nard Noka e si mos marr Rudina,e forta eshte me Lul Hollandezin qe do karrigen ne km,po Gjekmarkajn e degjove qe bente Ramen injorant,ky ai vend eshte gallate,cdo gje ndodh mos te vi cudi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *