Rudina Hajdari: Ku ngjaj me babain tim

entela

Rudina Hajdari,  e ftuar në emisionin “Rudina” në ‘TV Klan’ ka folur për kthimin e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe angazhimin e saj në politikë.

“Unë zgjodha të kandidoj si deputete, dëshira ime ka qenë të kthehem në Shqipëri, dhe nuk ka qenë rastësi. Kjo është hera e dytë që kthehem. Kam punuar në Ministrinë e Jashtme në departamentin e NATO-s, por u shkëputa pas 2 vitesh për të vazhduar studime të tjera në Londër”.

Po ashtu Rudina ka  folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin.

“Njohja ime me të ka qenë në moshë shumë të hershme, ai ishte 18 vjeç dhe unë 16 vjeç. Jemi njohur në SHBA gjatë shkollës, më pas vendosëm të martoheshim edhe pse ai i dinte aspiratat e mia” deklaron Rudina.

Rudina nuk ka lënë pa folur edhe për babain e saj të ndjerë, Azemin.

“Unë ngjasoj shumë me të, për nga temperamenti dhe se jam shumë e drejtpërdrejte,” tha Rudina.

“Ajo që kujtoj gjatë kohës që ishte ai gjallë, ishte ditëlindja ime e 12-të. Ajo ishte ditëlindja ime e fundit me të pranë, edhe pse askush se dinte ai vendosi që të ma festonte në Durrës, me shumë miq”, u shpreh vajza e Azem Hajdarit, sot deputet e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë.

 

Share This Article
10 Comments
  • Mjafton nje kontrabandist per familje.
    MJAAAAAFT me keta degjenerata.
    Don edhe kjo lokja me honger qyl
    me gjakun e popullit te shkrete.

  • nuk e di pse shtypi shqiptar
    i jep hapsire kesaj Hajdareshes.
    .
    Asnje nga byroja politike ..nga qeveria apo deputetet e enver hoxhes nuk la zevendesa si berisha dhe hajdaret e tij.
    .
    fakti qe kjo zocke i ka pastruar zyren eliot engelit ne amerike nuk mund te mbuloje veprimtare kriminale te azemhadarit.

    fakti qe asnje nga femijet e hajdarit nuk akuzon berishen per krimet e tij dhe nxjerrjen ne prite te babait te hajdareshes tregon se azemi paska tre vajza..
    .
    mallkuar qofte fara juaj…

    .nuk hodhem enverin
    per te ngritut azemmathefuckerin

    .GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
    një shërbëtor i Ramiz Alisë
    . Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

  • ngjan me tet-ate sejo vetem na i keni shpifur por dhe ju mallkojme..
    .
    a ka mundesi te lexoni me poshte dhe mos ta shohim surratin ??

    MEgjithatë Lazarati ka një shenjt të vetin, një politikan të shquar, Qytetarin e Nderit, Azem Hajdarin.
    .
    Hajdari ka qënë një ndër ata që ia hapën rrugën e zhvillimit dhe të modernizimit këtij fshati duke e bërë pjesë të ekonomisë botërore dhe Lazarati nuk ia harron kontributet. E sa për politikanët e tjerë, ata nuk flasin nga modestia. Tashti që jemi ekonomia me rritjen e dytë në botë, mbas Brazilit e para Kinës, është turp me iu tregue gjermanëve e francezëve sukseset tona në rritjen 300 përqind të rendimentit të pemës së hashishit. Lëre më po iu treguam Gjermanëve që punojnë nga 10 orën në ditë e që mezi i paguajnë faturat, një fshat si Lazarati ku vendasit nuk punojnë shumë. Atëherë nuk kemi fytyrë të lypim ndihma e borxhe. Vetëm për këtë arsye nuk e përmendin, jo për tjetër. Sali Berisha nuk shkon dot ne Lazarat dhe ne Tropoje. Por i ka te dy zonat ne zemer.

    Paria e Tiranës po e rrethon Lazaratin me heshtje. Gjatë tetë viteve të shkuara, Sali Berisha nuk e preku fare Lazaratin, nuk e përmendi Lazaratin, nuk iu afrua Lazaratit. Më e shumta që bëri Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte të deklaronte javën e kaluar se tashmë i kishin bërë fotografimet e zonës, nga larg e me kujdesin e duhur. Për këtë politikan, parulla duhet të ‘E gjithë Shqipëria si Lazarati!.” Nga ana e vet, Edi Rama nuk duhet të shkojë në Maqellarë, por në Lazarat dhe atje të parashtrojë programin e tij për rilindjen. Sepse edhe Lazarati e don Rilindjen dhe PS-së duhet një Rilindje për Lazaratin.
    .

    E sa për Ilir Metën, që e ndrroi kauzën e integrimit për të punësimit, Lazarati duhej të ishte modeli i zhvbillimit edhe per Skraparin e Mokren, Goren e Gramshin. Një fshat mban me bukë një qytet e jo vetëm lagjen “Zinxhiria”. Se ato autobuzët që sjellin mëditëset nga Gjirokastra për 20 mijë lekë në ditë për të punuar në Lazarat janë kontribuesit e vërtetë të integrimit tonë në Europë. Lazarati është modeli i katundit të suksesshëm modern shqiptar që ka pushtuar qytetin dhe modeli i Rilindjes po të sillemi të gjithë si lazaratasit.

    Një Krahasim Mitesh

    Më në fund, duhet bërë një krahasim. Mirëbërësi më i madh në Kolumbi ka qënë Pablo Escobar Gaviria. Në një vend, Los Chaunces, janë 500 shtëpitë që ai ndërtoi për të varfërit. Në atë zonë edhe sot ai njihet si “el benefactor”, mirëbërësi. Këta njerëz i janë besnikë atij edhe shumë vjet mbas vdekjes së tij. Miti i tij është i paprekshëm dhe njerëzit i falen edhe sot sepse ai iu dha strehë, një kafshatë bukë, dhe mundësinë për të rritur fëmijët. Por këta janë të uriturit e të varfërit, ata që nuk e ngopin kurrë barkun sado që të hanë, sepse uria e tyre s’ka fund e nuk ngopet mendja. Këta janë vëllezërit e motrat e mushkave të drogës, e vrasësve, e rritësve të drogës, e përpunuesve, e ushtarëve të krimit. Këta ishin fëmijë dhe që në atë kohë në mendjen e tyre ai ishte heroi dhe modeli. Shteti i Kolumbisë e vrau Pablo Escobar por nuk e fshiu nga mendja e këtyre fëmijëve modelin e suksesit, të pasurimit, të arritjes. Sepse mund të djegësh fusha të tëra me coca, por a e djeg dot coca në mendjen e njerëzve? Prandaj edhe lufta e shtetit të Kolumbias është një luftë që nuk është e mbyllur e që nuk mund të fitohet. Në rastin tonë, si shqiptare, ne nuk kemi një Pablo Escobar që ta mitizojmë.

    Por Lazarati e ka Pablo Escobar Gavirian që e bëri këtë të mundshme.

    Lazarati e ka shenjtin e vet, Azem Hajdarin. Ky është Qytetari i Nderit i katundit më të pasur në botë. Ky është heroi i Lazaratit, i cili nga memoriali i tij, po të kishte sy e mend e të mund të rrotullonte kokën do të shihte me krenari përparimin dhe begatinë që ai ndihmoi t’ua sillte lazaratasve.

    Por edhe pse ai nuk i sheh dot lazaratasit, lazaratasit e shohin atë përditë, në Sheshin ‘Azem Hajdari.”

  • Po Hajdaresha nuk di gje nga keto sepse ne Amerike nuk e kishte menjen per Shqiperine.Por ngadal do i mori vesh te gjitha.

  • A moj çupë, sikur t’i dish ti tërë bëmat e babait tënd! Apo qëndron ajo thënia: “Bëmë baba të ngjaj”!?

  • A moj çupë, sikur t’i dish ti tërë bëmat e babait tënd! Apo qëndron ajo thënia: “Bëmë baba të ngjaj”!? Nëse beson se rrugaçi Azem përmbysi komunizmin, të gënjen mendja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *