Grupi Parlamentar Demokrat, i formuar në Kuvend kryesisht nga deputetët që kanë marrë mandatin pas dorëzimit të mandadeteve nga deputetët e opozitës, duket se kanë vendosur të largojnë nga detyra e kryetares së grupit, Rudina Hajdarin.
Në vend të saj grupi ka emëruar Korab Litën, si ka njoftuar edhe ai vetë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Në postimin e tij Lita shkruan: “Grupi Parlamentar Demokrat, në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dërgoj një falënderim kolegeve të mi të Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat.
Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj, sidomos në këtë situatë politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë. Nëpërmjet jush dua të siguroj kolegët, dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që të gjithë bashkë do jemi në lartësinë e duhur për të justifikuar besimin e dhënë”.
Nuk janë bëre publike arsyet pas këtij vendimi.
Shkresa për zëvendësim raportohet të jetë dërguar në zyrën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa do të shpallet zyrtarisht në seancën e ardhshme plenare.
e.ll./dita

Uf aman na preu barku: iku nje loqe erdhi nje koqe! E kujt i plasi, nje mut jeni te gjithe!
Lajm do ishte po te ishit zhdukur te gjithe sa jeni aty ne ate hale parlament
Po mire o Korab,kjo eshte e vetme deputete e PD,qe ka mandat te rregullt nga zgjedhesit,,Ju te tjeret keni hyre Apsaq.
Dora e nëndheshme e Lulit paska influencë edhe në parlament me grupin “KORABI ” të Dibrës OR TAJ…..kundra Rudina Hajdarit ,për mosbindjen për dorzim mandatit .
Kjo e verteton edhe heshtja e papagllve të PD-së se ky sulm i heqjes Rudinës nga kryetare e grupit na qënka orkestruar e diregjuar nga LULË HOLLANDEZI ,vaj medet !…….