Rudina Hajdari: Venecia na dha të drejtë për shkarkimin e Metës

Leda Hysa

Kryetarja e Grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari tha se Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që opozita parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Cili ka qenë dhe është qëndrimi i opozitës parlamentare?

Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Sot e në vijim, ne, opozita parlamentare, në bashkërendim dhe me përkrahjen e Aleatëve Ndërkombëtarë do të vijojmë rrugën që kemi nisur drejt një Shqipërie Europiane, me një reformim në drejtësi, në sistemin zgjedhor, dhe plotësimin e kërkesave drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Zonja Hajdari ne marrjen e vendimeve je shume e qete ,je shume e vendosur ,por per tu zbatuar keto duhet te luftosh me ata persona qe te vrane babain tend :1)Me Sali-Berishen ;2)Ilir-Meten, ti e ke te veshtire sot per sot ,vetem n.q.s. zgjidhesh kryetare e PD,ti i realizon se je trimereshe provat i ke dhene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *