Rugova, ish presidenti i Kosovës, në dy kohë të ndryshme, në të parën në miniaturë dhe i paqenë; dhe në të dytën i njohur, por i palëvizur; dhe Berisha, ish presidenti i Shqipërisë që solli marsin e vitit 1997, ish kryeministri që la pas humnerën financiare të pashoqe në historinë e një vendi, kanë pak a shumë një histori të përbashkët politike, e cila, megjithatë ka edhe të veçantën e saj.
E përbashkëta e tyre e parë është se që të dy erdhën në politikë në një kohë pak a shumë të njëjtë, në një diferencë të vogël kohore, dhe, ndërsa i pari i “zgjodh” si shefi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës; pasi atë post e kishte refuzuar Rexhep Qosja; i dyti u “zgjodh” shefi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, pasi kishte përzënë Azem Hajdarin dhe kishte bërë “puçin” e parë ndaj Meksit. Koha, në të cilën ata u bënë figura politike, ishte në pikun e ndërrimeve politike në të gjithë botën e lindjes komuniste, dhe si e tillë ajo po kërkonte me ngulm figura të reja, të cilat do të mund ë bartin mbi vete një peshë që do të ishte e vështirë për t’u mbajtur. Do e shohim më tej se si ndodhi ardhja e tyre në këtë shesh politik.
E përbashkëta e tyre e dytë është se, as njëri e as tjetri nuk kishin qenë disidentë të regjimit të shkuar. ndryshe nga sa kishte ndodhur me drejtues të tjerë të lëvizjeve demokratike, as Rugova dhe as Berisha nuk kishin qenë disidentë politikë. Asnjëri prej tyre nuk ishte arrestuar, nuk kishte qenë i burgosur politik dhe as nuk kishte shpallur që më parë një platformë politike që kërkonte ndryshime thelbësore.
E përbashkëta e tyre e tretë është se, si njëri në Prishtinë, dhe tjetri në Tiranë kishin qenë komunistë. I pari, Rugova kishte qenë komunist i Lidhjes Komuniste të Kosovës, një aneks i Lidhjes Komuniste të Serbisë; ndërsa tjetri, Berisha kishte qenë anëtar i Partisë së Punës, për më tepër e kishte të shënuar datën 8 nëntor edhe si ditë e pranimit të tij në parti. Nëse Berisha ishte e natyrshme të jetë pjesë e Partisë së Punës, pasi vinte nga një familje e varfër, besnike e regjimit, pa asnjë njollë në biografinë puniste, ardhja e Rugovës në Lidhjen Komuniste ishte gjë e pazakontë. Normalisht ai duhej të ishte, në mos armik, kundërshtar i regjimit, pasi babai i tij, Ukë Rugova, besohej se ishte vrarë nga forcat serbe të Rankoviçit, pikërisht në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Nëse Rugova do të kishte qenë në Shqipëri, ai nuk do të mund të ishte kurrë anëtar i një partie komuniste, por pak a shumë e njëjta gjendje ishte edhe në Kosovë. Askush nuk mund të mendonte se një pinjoll i Shaban Polluzhës, për shembull, të ishte anëtar i Lidhjes Komuniste. Nëse do të kishte ndodhur kjo, fisi i vet do e kishte bërë hasha. Rugova është një përjashtim nga rregulli brenda Lidhjes Komuniste.
E përbashkëta e tyre e katërt është se, në kohën kur ata u përfshinë gjerësisht në politikë, ata ishin , në të njëjtën kohë, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Tiranë, funksionar të lartë të strukturave komuniste. Rugova pasi kishte qenë më parë sekretar i Lidhjes Komuniste në Institutin Albanologjik, që quhej qendra e irredentizmit, me vendim të Komitetit Krahinor, ishte emëruar njëkohësisht edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në postin e tij partiak, njeriu që dukej tepër i butë, do të shfaqje disa nga vetitë e egërsisë politike, duke qenë njëri nga zëdhënësit më të fuqishëm në procesin e njohur si i Diferencimit. Le të citojmë shkurt njërin nga deklarimet e tij në mbledhjet diferencuese, konkretisht në cilësimin e tij për akademikun Rexhep Qosja: “Problemi i diferencimit”, thekson Ibrahim Rugova, “duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i gjithanshëm, kurse përsa i përket masës së propozuar, si anëtar i sekretariatit të OTH të Lidhjes Komuniste, propozoj që Rexhep Qosjes t’i shqiptohet masa – vërejtje partiake- sipas propozimit të grupit të punës të dy kryesive, të cilën e kemi miratuar edhe ne”. ( “Rilindja”, 30.IX.1982).
Për ata që nuk e dinë, procesi i diferencimit nuk ishte një natë, dy, dhjetë, pastaj një javënatë, një muajnatë, por dy vitenatë, përmes të cilit u bënë mbi 120 mijë arrestime e denoncime. Në fillimet e viteve ’80 në Kosovë shfaqej mjekra e inkuizicionit ortodoks serb, gërshetuar me inkuizicionin komunist jugosllav.
I njëjtë, ndoshta më i ashpër për vetë kushtet e tij të ngushtësisë së veprimit, skematik dhe agresiv, do të shfaqej edhe Berisha në jetën politike të vendit. Dëshmia e Hysen Shoshorit, dëshmia e një të dënuari politik, mund të jetë një sprovë e vetme; ndërsa të tjerat gjendjen në të gjithë katrahurën e tij politike. Tek Berisha, në kohën e lulëzimit të fatit të tij politik brenda Partisë së Punës do të gjendeshin dy vetë: I pari në hije, i mllefosur me ata që nuk e kuptonin besnikërinë e tij dhe devotshmërinë e shërbimit; ndërsa i dyti i mbledhur rreth vetes për të pritur një çast të dhënë, kur gjithçka mund të kthehej në udhën e tij.
E përbashkëta e tyre e pestë është se që të dy u bënë të njohur për idetë e tyre , të cilat në fakt nuk i prinin kohës, pas prononcimeve në shtyp. Shphesh herë është shkruar e rishkruar se Rugova erdhi në skenën politike të Kosovës pas disa intervistave “të guximshme”, sidomos pas një interviste “tepër të guximshme” që i paska dhënë revistës gjermane “Der Spiegel”. Duhet të jesh tepër naiv për ta besuar këtë. Më tepër se një shkak i vërtetë, ky është një shkak i gjetur për të përligjur një futje në lojë, për të pasur një gjetje politike, për të justifikim të ardhshëm politik. Çfarë kishte pasur ajo intervistë, të cilën më pas nuk e mbante mend askush, të veçantë dhe më tepër se intervistat e tjera që kishin dhënë intelektualët e tjerë në Kosovë? Revista e njohur “Der Spiegel” i është gjendur gjithnjë pranë Rugovës, edhe në ditët e bllokimit të tij në Velani, kur ishte nën kontrollin e policisë serbe, në ditët e bombardimeve të Natos. Po ashtu, edhe shkrimet e Berishës, në gazetën “Bashkimi” nuk kishin ndonjë domethënie të veçantë, megjithëse kishte në to diçka jashtë rregullit. Por ishte një kohë, mesi i vitit 1990, kur regjimi ishte i gatshëm të rrëzohej dhe priste vetëm rrëzuesit e tij. Intervistat e mëpasme në “Zërin e Amerikës” përmes Elez Biberajt, dukeshin më shumë si një nder që një tropojan i bën një tropojani tjetër, por edhe një përcaktim i shefit të ardhshëm politik.
E përbashkëta e fundit mes tyre është se pothuajse në të njëjtën kohë do të jenë për specializim në Francë, dhe është një kohë e çuditshme, kur bëhet gjithçka nga shteti francez për të shpëtuar Jugosllavinë e mbetur, e në mos të tërën, të paktën të ketë një pjesë sa më të madhe serbe. Të ketë kaluar fillesa e rrugës së tyre të ardhshme përmes dyerve franceze? Asgjë nuk është e pamundur, por kjo është vetëm një hipotezë, e cila një ditë do të ketë qartësimin e duhur.
Rugova dhe Berisha, si njerëz, si karaktere, ishin të ndryshëm, krejt të ndryshëm. Rugova ishte përgjithësisht njeri i qetë, që e ngrinte zërin vetëm kur mendonte se po shkeleshin të drejtat e tij vetjake. Kur delegacioni shqiptar në Rambuje po përcaktonte njerëzit, Rugova kërkoi të kishte pranë ndihmësin e Tij, Merovci. Kur të tjerët nuk ishin të një mendje, ai ngriti zërin dhe i ra me grusht tavolinës. Në të gjitha ditët e tjera të Konferencës, askush nuk ia dëgjoi zërin. Berisha është ndryshe, ai është impulsiv, pjesëmarrës, është nga politikanë që nuk mund të rijnë pa debatin, dhe nëse nuk e kanë e kërkojnë atë. Rugova ishte i larguar nga njerëzit, ishte mister për to. Gjithë jetën e tij si president i zgjedhur, pas luftës në Kosovë, i doli vetëm pak herë, sa gishtat e një dore nga Velania, ku ishte selia e tij; ndërsa Berisha nuk mund të rrijë në zyrë. Berisha ma pasion mitingjet, debatet, është pjesë e gjithçkaje, të don dhe të urren me të njëjtën forcë. Rugova as nuk të donte as nuk të urrente. Ai ruante qetësinë brenda vetes, duke pritur një kohë tjetër; Berisha e prish qetësinë duke grumbulluar rrebeshin rreth vetes. Rugova ishte i dhënë pas pijeve me ngjyra. Në Paris, në pritje të përfundimit të Konferencës së Rambujesë, ai ishte njeriu i shënuar si pijetar. Berisha është i rregullt, ai e njeh verën, sidomos verën e kuqe, por nuk e tepron. Rugova e mbante të fshehtë edhe familjen e tij, Berisha e afishoi atë deri sa ia blozoi fytyrën. Rugova nuk kishte miq, të gjithë i kishte të përkohshëm, por autoritetin e kishte të jashtëzakonshëm. Të gjithë në partinë e tij i druheshin. Berisha i njeh miqtë për deri sa i ka të tillë, dhe u bën favore të mëdha. Pastaj i mallkon. Humori i Rugovës ishte fin, si ai i njeriut që flet pak. Një herë, kur disa nga liderët politikë të Kosovës, bashkë me ndonjë të ftuar tjetër, po shkonin të ftuar tek zoti Kushner, në një avion të vogël, dikush e pyet Rugovën se çfarë do të ndodhte nëse avioni do të rrëzohej. Ai qetësisht u përgjigj se, së pari populli do të shpëtonte prej nesh, së dyti, Rexhep Qosja do të shkruante një libër.
Në katër vitet e para ata ishin miq të ngushtë, por me një ndryshim: Berisha ishte i prirur që ta afishonte këtë miqësi, Rugova e kishte në heshtje. Ky i fundit bënte çudi se si kolegu i tij matanë kufirit flet në të njëjtën kohë, edhe për hyrjen në Evropë , edhe për bashkimin kombëtar, çka i binin ndesh njëra tjetrës. Por nuk merakosej fort për këtë; ai e njihte lojën politike shumë më mirë se sa Berisha. Ai kishte hyrë në lojën e madhe të pritjes dhe të durimit që para vitit 1981, kur, duke shtrënguar dhëmbët kishte bërë një herësh, edhe rolin e të dënuarit familjarisht nga regjimi, por edhe të të përkëdhelurit të regjimit. Në pamjen e parë, në politikë, Rugova ishte pa gjak, por gjaku i vlonte. Berisha në pamjen e parë është gjithë gjak në politikë, por ai i shter shpejt pas shpërthimit të parë. Nga të dy, atij që duhej t’i ruheshe ishte Rugova, sepse ishte më i fshehtë, ndërsa Berisha ishte më i rrezikshëm.
Vitet e para të miqësisë kaluan shpejt, duke u ftohur gjithnjë e më shpejt. Rugova kishte besuar shumë në profilin politik të Berishës, por thyerja e parë i erdhi kur nuk mendohej: Në referendumin e parë për Kushtetutën e re të Shqipërisë, përmes së cilës Berisha mund të shpallej mbret pa qenë i tillë, por që humbi si një aga i vogël fshati, megjithëse kishte gjithçka në duar. Rugova e donte edhe ai mbretërimin, por jo afishimin. Ai mbretëroi si një mbret vasal për 9 vite nën pushtetin serb, që nuk ia turbulloi kurrë ujët, por kur e vërejti se Kolegu i tij kishte dashur ta përdorte, humbi vetinë e parë të ndërsjelljes: Besimin. Rugova vuri re për herë të parë se ai nuk mund të ishte mit në Shqipëri, nëse do të ishte i njëanshëm. Fjala e tij u ndërpre me fishkëllima dhe ai u tregua i zgjuar, e ndërpreu atë. Rugova mund të toleronte shumëçka, por jo ta përdorësh dyfish: Edhe nga pushteti serb, këtë e lejonte; edhe nga pushteti në Shqipëri, të cilit nuk i kishte asnjë borxh.
Ata ishin të larguar nga njëri tjetri, por jo të hasmëruar. Rugova e preu rrugën drejt Tiranës, Berisha i ndërpreu kontaktet me të. Rugova kërkoi e gjeti përkohësisht një adresë tjetër: Azem Hajdarin, një profil i ulët politik, por jam i bindur se ai nuk ishte maniak seksual. Ai përtonte të ishte i tillë. Berisha kërkoi e gjeti matanë kufirit dy figura: Hydajet Hysenin, njeri i sinqertë deri në dhimbje, në atë kohë nënkryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Adem Demaçin, njeriun që beson shpejt më shumë se askush tjetër.
Do të kishte edhe pak kohë deri sa të hasmëroheshin Rugova dhe Berisha. Miti i miqësisë mes të dyve kishte marrë fund. Të dy u munduan ta fshihnin këtë, por ajo dukej, megjithëse nuk ishte shpallur. Në fakt, megjithë atë që bënin, rruga e tyre ishte në një cak e përfunduar; drejt Beogradit, por shtrimi i rrugëve ishte i ndryshëm.
Kjo nuk i largoi. Kjo i kishte mbajtur deri atëherë.
Prisha e tyre, ose sherri i madh filloi në vitin 1996. Do të jetë në prishje përfundimtare, krejt e heshtur, me një injorim të dukshëm rugovian, si ishte në natyrën e tij, dhe me një duf mbytës gjithë mllef nga Berisha, si është, po ashtu, në natyrën e tij.
Ajo që është shkruar nga Buxhovi se prishja e tyre erdhi për interesa madhore është një farsë politike. Buxhovi ka qenë vërtet themelues i LDK-së, por ai është një nga figurat e njohura të shërbimit sekret serb. Lidhja Demokratike e ka fillesën e saj në zyrat e gazetës “Rilindja” dhe, i ka dëshmuar njëri nga krijuesit e saj kryesorë, Mehmet Kraja, programi i partisë së re ishte shkruar së pari serbisht dhe më pas ishte përkthyer keq në gjuhën shqipe.
Them se prishja e tyre nuk erdhi për shkaqe politike, sepse as njëri e as tjetri nuk mërziteshin fort për këtë. Berisha ishte partizan i hapur i qëndrimit të Kosovës nën pushtetin serb, duke krijuar një Kosovë Autonome, me një hapësirë të madhe; Rugova, nga ana e tij ishte i deklaruar për pavarësi, por nuk bënte asgjë tjetër, veçse konferencat bajate të shtypit të ditës së premte. Kaq bajate ishin bërë këto, sa që në janarin e vitit 1997, shkaku i vetëm pse Rugova nuk do të bënte një të premte konferencë shtypi ishte se “kishte rënë borë në Vilani”, aty ku ai jetonte. Është e njëjta e premte , në të cilën do të vriteshin tre nga heronjtë e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.
Cili ishin shkaku i prishjes së tyre përfundimtare, që nuk i takoi më, dhe që nuk e lejoi Berishën të ishte në Kosovë për deri sa Rugova ishte në jetë?
Në të vërtetë janë disa shkaqe, të cilat, në themel të tyre, kanë pak, ose aspak gjëra që lidhen me kombin, me shtetin, me mëvetësinë. Ata janë larg tyre, por këtë le ta themi në vazhdimin e këtij shkrimi.
Vijon numrin e ardhshëm

Nuk kam per qellim mi ul nivelin e debatit rreth kjsaj teme po du me ju tregu se baba i Ibrahim Rugoves Uka eshte vrar duke vjedhur bagti e nuk eshte vra per patriotizem.
Rugova ka botu libra per Marshall Titon .
Pikerisht je ti ai i cili me genjeshtrat e tua e ul nivelin e debatit per kete teme. Eshte turp per ty qe genjen dhe thua qe babai i Rugoves eshte vrare per hajduteri. Ka edhe disa idiote te tjere (te sojit tend) te cilet shkojne edhe me larg dhe thone se Uka dhe Rrusta(gjyshi i Rugoves) u vrane sepse kontrabanduan duhan. Babai dhe gjyshi i dr. Rugoves u vrane nga cetat cetniko-komuniste per aresye se ata kishin qene luftetare te njohur kunder cetave cetnike qe po depertonin ne Kosove gjate LDB.
Kjo nuk eshte e vertete aspak, sepse babain e Ibrahim Rugoves e kanë vrarë shërbimi serb jo si thua ti po pse ka qenë një njeri i mirë dhe pse ishte shqiptar i vertete. Mos i gjykoni njerëzit sipas apetiteve tuaja, por sipas asaj cfarë ishin ata..
Keto qe po lexojme e shume te tjera qe po degjojme,jane as me shume e as me pak nga sa eshte duke thene e duke u shkruar per Enver Hoxhen.Keta te dy,.pjelle e te njejtit sistem ideologjik e politik, qenkan fatkeqesia e vetme e madhe e te gjithe kombit.Merita e Bedri Islamit,e pa diskutueshme,duhet te pasohet nga te tjere deshmitare prane te dyve,qe nuk duhet te heshtin.Ata qe kane qene per “specializim” ne Francen e masoneve,nuk duhet te heshtin.Ajo shoqata e “Frankofonise”,ma shpif.Nuk po e kuptoj pse po propangadohet aq shume,nderkohe qe nuk ka nje te tille “Italofoni” a “Anglofoni” !!!!
Me shume se gjithcka per karakterin e rugoves flet nje fjali ne kete shkrim, se ai pertonte te ishte manjak seksual….Bravo
PYES SE PERSE NUK DEL KOMENTI IM QE POSTOVA PARA PAK QASTESH?
te me dergoni arsyetimin ne e-mail!
Perse nuk ma publikoni komentin???
07.09.1990 delegatet e KK,shpallen kosoven republik ne kaqanik…12.09.1990 I.Rugova,rexhistroi partin ne Beograd,si parti Jugosllave.dallimi i vetem eshte se njeri nga dy kuislinget ende nuk ka ngordhur.
Ne Beograd partite i regjistruan edhe sllovenet, kroatet , boshnjaket… Nuk kishte mundesi tjeter. Dhe ti ore gjilanas, mos harro se ne LDK u anetaresuan 700.000 shqiptar.
mos harrojme se dhe piktori nga Franca na erdhi si dhurate.
Piktori erdhi me ftesë .
Te dy jane pjellat me te llahtarshme te UDB-se!
Zoti Islam, e gezofsh mbiemrin,
Njeriu nuk kafaj kur indet me mbiemer te tille, por nese vdese me te eshte tregues i shume fenomeneve shpirterore…
Shkrimi ishte gati fantastik, por tendecioziteti, nuk fshihej. Meqenese ke permendur Rugoven si anetar te Lidhjes komuniste permend Rugoven qellimisht hesht Qosjen, mirepo meqenese Rugova i psska lexuar verejtjen, atehere kuptohet se organiata e partise nuk denonte populin, por anetaret e vet, dmth. Qosjen. Sinqeriti nuk duhet te lejoje kulte personalitetesh, ka ikur koha e fshehes se fakteve dhe duhet braktisur paragjykimet duke theksuar nje fenomen tek njeri, por duke injoruar qellimisht tek tjetri…
???????????????
@@@@@@@@@?????????????@@@@@@@@@
Korrigjim, sepse nga celulari:
Zoti Islam, e gezofsh mbiemrin,
Njeriu nuk ka faj kur lindet me mbiemer te tille, por nese vdese me te eshte tregues i shume fenomeneve shpirterore…
Shkrimi ishte gati fantastik, por tendecioziteti, nuk fshihej. Meqenese ke permendur Rugoven si anetar te Lidhjes komuniste, nuk duhej heshtur qellimisht Qosjen, mirepo meqenese Rugova i paska lexuar verejtjen, atehere kuptohet se organizata e partise nuk denonte popullin, por anetaret e vet, dmth. Qosjen. Sinqeriti nuk duhet te lejoje kulte personalitetesh, ka ikur koha e fshehjes se fakteve dhe duhet braktisur paragjykimet duke theksuar nje fenomen tek njeri si tradhti, por duke injoruar si qendrim fisnik qellimisht tek tjetri…
Shoku Bedri, edhe pse mundohet qe dr. Rugoves t’ia mveshe te perbashken komuniste me Saliun, fort mire e di qe ai ishte nje perkrahes i lirive dhe urryes i diktatures. Pra qendrimi antikomunist i dr. Rugoves eshte edhe shkaku kryesor i urrejtjes patologjike te z. Bedri ndaj dr. Rugoves.
kur do e botoni vazhdimin ore… dje ishte pjese e pare e sot duhet te jete e dyta … botojeni mutin ..
@Abert,nje nga oficieret e lart të udb’s,deklaroi publikisht se ishte perfjegjës per sigurin e I.Rugoves!.ka emer dhe mbiemer:Mehmet Loci(udbash).do më?!
Qe te dy,Rrugova dhe Berisha,kane qen dhe jane dy njerez me te felliqur,armiq te popujve te tyre,ku poshtersit dhe krimet e tyre nuk maten e as peshohen.
UDB-ja e ish Jugosllavise,sot e Serbise, ka punuar dhe punon intensivisht kunder Shqiperise,Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi kudo qe ata ndodhen ne trojet e tyre autoktone,apo etnike sic duan ta theksojne disa.Intensiteti me te cilin zbulimi serb vepron dhe godet shqipetaret eshte teper i madh dhe i kamufluar.Pritja e fundit qe Serbia me shtetaret e saj me te larte i beri presidentit te Rusise Putin,riafirmoi edhe nje here se tashme situata politike ne Serbi ka marre ngjyra te reja. Sa i perket Sali Berishes dhe Ibrahim Rugoves dihen disa detaje te politikes se tyre ne favor te Serbise,por ka shume afera qe jane akoma te mbuluara dhe te pakapshme per njerez te tille si gazetaret apo investigatore te tjere qe interesohen per te zberthyer ne detaj figura te tilla qe me shume e kane demtuar ceshtjen shqiptare si per integrimin e tyre ne BE,ashtu dhe per demokratizimin e metejshem,sidomos ne drejtim te rritjes se te drejtave te njeriut dhe ngritjes se mireqenies se pergjithshme ne te dy shtetet shqiptare,Shqiperi por edhe ne Kosove.Mjafton te analizojme largimin masiv te kosovareve per emigrim drejt vendeve te BE me shpresen e gjetjes se nje te ardhme me te mire per te kuptuar se tashme duhet nje zhvillim i ri politik ne Kosove,qe trashegimia e pasivitetit politik te kene nga Ibrahim Rugova te tejkalohet dhe jo te ndodhe sikurse veproi PDK e kosoves qe solli ne krye te saj Isa Mustafen.
Nait Hasani;
Ju duhet per ti ditur disa gjera ma se miri.
Tjeter;ate dite fortune,Zahiri eshte takue me Beslim Zogajn tek stacioni i autopusave ne oren 16,dhe jane nise per ne Vushtri,dhe ne veure nuk kane qen siq deklarojne te trete,por ishin dy;daje e nip.Hakifi nuk ka qen fare ne kerr,pos pastaj e kane prue policia e hudhur mbi kufomat e tyre.Bislimi duhet ta dine se kush e percillte nga mbrapa kerrin e Zahir Pajazitit?As njeri nuk deshironi ta tregoni te verteten sepse juve duhet me ju vjerr ne litar midis Prishtines.Ngjarja ishte keshtu;Me urdherin e Azem Syles,e Xhavit Halitit jane vrare keta heronje.Me tu nisur per ne Vushtri,mbrapa vetures se Zahir Pajazitit e ka ndjekur Rexhep Selimi bashk me Xheladin Gashin,me qellim qe nese keta tentojne tju shmagen prites ,keta ti pengojne qe mos tju ikin te gjalle.Shaktar i kesaj masakres ka qen plagosja e rektorit serb.Me tu afrue postit te policise,si e kane marr vesh ,Zahiri ka tentue qe ta kethej mbrapa veturen e tyre.Por Rexhep Selimi dhe Xheladin Gashi nuk u kane dhene mundesi qe tju ikin policise serbe.Si e kane pare qe po tnetojne tju ikin,i kane nxjerr automatiket dhe nga mbrapa me bresheri plumash i vrajne ne vend.Policet nuk kane pasur nevoj ti zbrazin automatiket ne ta.Pos e kane hudhur mbi te edhe shokun tjeter,kinse ka qen me ta.Ja kjo ka qen nje ngjarje me vrasje te paramenduar nga vete shoket.