I vidhen pjesët makinës së Gjykatës së Lartë, nën sytë e policisë, e cila e mbante në pikën e bllokimit. Automjeti i shtrenjtë i kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, është përfshirë në një aksident vitin e kaluar, çka i ka detyruar rrugorët ta bllokojnë mjetin. Por pikërisht nën ruajtjen e policisë, Benzit të Gjykatës së Lartë i janë hequr disa aksesorë të kushtueshëm.
Sipas gazetës “Panorama”, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë duhet të dëmshpërblejë Gjykatën e Lartë gati 830 mijë lekë, për vjedhjet që i janë bërë automjetit të kësaj gjykate gjatë kohës që mbahej në pikën e bllokimit të rrugorëve. Pasi u përfshi në një aksident në janar të vitit të kaluar, automjeti “Mercedes- benz” me targa zyrtare mbahej në një nga parkingjet e Policisë Rrugore. Sipas padisë së Gjykatës së Lartë, gjatë qëndrimit në këto ambiente, automjetit, i cili para se të aksidentohej ishte në shërbim të kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, i “avulluan” disa pjesë dhe aksesorë. Vendimi gjyqësor që pranonte padinë e Gjykatës së Lartë kundër “rrugorëve” për shpërblimin e dëmeve të automjetit, u shpall dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës”.
Makina e zonjës Beçaj u aksidentua vitin e kaluar në Tiranë, duke dëmtuar edhe dy mjete të tjera. Në momentin e aksidentit, në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili nuk pësoi dëmtime.
ne te gjitha pikat e bllokimit kete pune bejne policat .bejne na nje leke se su del rroga.