Ruli: Humbja e PD nuk është dramë. Drejtues lokalë të partisë votuan LSI

Gazeta Dita

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se humbja e Partisë Demokratike në zgjedhje nuk është një dramë.

Pjesë nga deklaratat:

Ruli: Unë nuk mendoj që e gjithë armata e PD-së si dramë. Fenomenet e saj mund të jenë përjetuar si dramë. Fakti që një pjesë e drejtuesve lokalë të PD-së dukshëm votuan për LSI-në.

Sjellja e Berishës me dorëheqjen e tij e cila u pa si një moment që në historinë e njerëzimit shqiptar u pa si e paparë. Sigurisht që është normale pas 8 vitesh pushtet. Berisha ka qenë lider për 20 e ca vite dhe krijon emocion largimi i tij. Problemi është a e kishte menduar Berisha ikjen.

Në kokën e tij e kishte një gjë që në çdo rrethanë trashëgimtari i tij do të ishte Basha. Kjo përcolli diçka shumë të dëmshme në PD. Berisha e bënte këtë që të ndikonte. Berisha tha se strukturat e Partisë mund të mos e votonin Lulin. Olldashi ishte njeri shumë më i lidhur me strukturat. Ndërsa Luli qe njoftuar me joshjen dhe rrethimin miqësor që i bënte Berisha.

Berisha shpërfilli statutin. Berisha e kaloi me një anëtar një votë që rrezatimi i tij tek anëtarët e PD-së do të kishte atë rezultat. Manipulim nuk ka pasur, por qe fushatë ndeshas hapur me statusin e PD-së. Në fushatë ka filluar një fushatë me agresivitet pro Olldash dhe pro Lul që nuk ishte kundër kundërshtarëve. Kjo trauma e parë.

Share This Article
1 Comment
  • Si gjithmone , keta kanakaret e Berishes flasin me arre ne goje dhe u ngecin fjalet ne fyt ! Kaq thelle ka hyre frika nga kompromentimi qe u ka bere ai dhe dosjet qe u ka celur per secilin ! Sa te jete Berisha , kjo parti , qe ka qene shpresa e vetme per shqiptaret , nuk mund te rinovohet e te rifitoje besimin e mases se gjere te demokrateve ! Ajo do te lengoje ne shtratin e reanimacionit , deri sa te dale nje doktor i vertete dhe ta ktheje ne jete , per te fshire me fshese te hekurt shkollen antikombetare berishiane !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *