Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ruli: Nuk e braktisëm Olldashin, në PD s’pati luftë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Ruli: Nuk e braktisëm Olldashin, në PD s’pati luftë
Politike

Ruli: Nuk e braktisëm Olldashin, në PD s’pati luftë

anazapta
Published November 29, 2013
Share
SHARE

Pak ditë më parë, deputetja demokrate, Mesila Doda, tha në Kuvend se Sokol Olldashi u la vetëm në projektin e tij për të reformuar të djathtën, mdaje u përbalt. Por ish-ministri dhe deputet i PD-së, Genc Ruli, i hedh poshtë këto pretendime. Në një intervistë për AS, Ruli thotë se nuk pati braktisje të Sokolit, sepse nuk pati ndonjë luftë në lidhje me projekt A apo B.

“Fjala projekt mund të na çojë në shumë pretendime dhe interpretime. Sigurisht që Sokoli me intuitën politike që i ishte zhvilluar mësë miri, me aftësinë për të kapur momentin dhe për të bërë analizë në moment, ishte njeri që kishte kërkesë. Në rastin konkret ishte kërkesë për një PD, e cila pas 8 viteve qeverisje po kalonte në opozitë dhe ai kishte shikimin e vet se si do ta shihte këtë PD në rifuqizimin e saj, në ridimensionimin e saj në arenën politike, derisa kjo parti të fitonte sërish pushtet. Nuk besoj që Sokoli pati ndonjë braktisje për arsye sepse nuk pati ndonjë luftë në lidhje me projektin A apo projektin B brenda Partisë Demokratike. Sigurisht pati këndvështrime të ndryshme.  70 ditë pasi je në opozitë, atëherë është një periudhë shumë e shkurtër kohe për të pasur shumë evenimente dhe nga ana tjetër është mirë që pati vërtetë dhe mendime të ndryshme qoftë për atë se si do ta shohim daljen në opozitë, si duhet t’i mendojmë shkaqet që na nxorën në opozitë, gjithmonë në funksion jo thjeshtë të një analize për ta lënë në arkivat politike, por të një analize që na duhet nesër. Sokoli kishte një mendim më individual, një mendim që ndoshta e ndante dhe me të tjerë, por që nuk pati asnjë përleshje për të votuar dhe peshuar se cili mendim do të shkrihet në mendim zyrtar etj. PD-ja është ende në atë proces”, shprehet Ruli.

anazapta November 29, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?