Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur dhe 88 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një klub nate në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, mbrëmjen e së premtes.
Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur shpërthimi, ndërsa ndërtesa është përfshirë menjëherë nga flakë të mëdha. Ministra e Brendshme Rumanisë ka konfirmuar numrin e viktimave.
“Reuters” raporton se në momentin e shpërthimit në lokal gjendeshin deri në 400 persona.
Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis shkroi menjëherë në profilin e tij në “Facebook” se ai ishte thellësisht i trishtuar nga ngjarja tragjike që ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të Bukureshtit.
“Kjo është një ditë e trishtë për të gjithë ne, për kombin tonë dhe për mua personalisht”, shkroi në “Facebook” Presidenti rumun Klaus Iohannis.
https://www.youtube.com/watch?v=-jugCsLtKLw
