Rumania barazon ndaj Francës nga pika e penalltisë, 1-1

Dita

Ajo që nuk u realizua në pjesën e parë, u bë realitet me fillimin e pjesës së dytë. Franca nuk dëshironte të ulte vrullin përpara sportdashësve të saj dhe krijoi disa raste të pastra për shënim, por golin e avantazhit e gjeti vetëm në minutën e 58 të takimit, kur Olivier Giroud arriti të përfitonte nga një dalje jo e mirë e portierit rumun për të devijuar topin me kokë në katërkëndësh.

Megjithatë, Rumania dukej e vendosur mirë në fushë dhe nuk humbi shumë kohë, por në minutën e 64 arrin të fitojë një 11-metërsh pas rrëzimit të një lojtari në zonën e rreptësisë së francezëve, ndërsa sulmuesi Stancu e ktheu në gol mundësinë e artë. 1-1 që në minutën e 65 dhe sfida premton ende shumë më tepër dyluftim.

Mbrojtja më e mirë është sulmi. Një taktikë e ndjekur thuajse në mënyrë perfekte nga Rumania, një ekip që është konsideruar si jofavoriti në përballjen hapëse të Europianit pikërisht kundër Francës organizatore, e që është kritikuar shpeshherë për lojën e saj mbrojtëse.

Rasti i parë i takimit është shënuar në minutën e katërt të takimit në “Stade de France”, ku sulmuesi rumun Stancu pati rastin më të mirë për të kaluar në avantazh ballkanasit, por gjuajtja nga një distancë e afërt me portën kundërshtare e tij u bllokua nga portieri Hugo Lloris.

Megjithatë, “gjelat” e Didier Deschamps janë kundërpërgjigjur menjëherë me anë të Giroud, në minutën e 12, pas krosimit të Payet nga e majta, por sulmuesi i Arsenalit nuk arriti të mposhtte portierin rumun Tatarusanu.

Vetëm dy minuta më vonë ishte finalisti i Champions League me Atleticon e Madridit, Antoine Griezmann, ai që tronditi shtyllën për francezët me një gjuajtje me kokë, por vetëm kaq.

Plot 32 minuta lojë janë dashur, që të vinte edhe ndëshkimi i parë me karton të verdhë. Ishte pikërisht Chiriches i Rumanisë që preku një top me dorë gjatë një dyluftimi me Pogba dhe arbitri kryesor nuk fali, edhe për shkak të protestës së tij. 45 minutëshi i parë i kësaj përballjeje do të mbyllej sërish me një karton të verdhë, për Rat në radhët e Rumanisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *