Rumania refuzon kërkesën e Turqisë për ekstradimin e gazetarit kritik të Erdoganit

b.m.

Gjykata e Apelit e Bukureshtit të premten hodhi poshtë një kërkesë të Turqisë për të ekstraduar një gazetar turk, Kamil Demirkaya, i njohur për kritikat e tij ndaj qeverisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Policia rumune e arrestoi Demirkayan më 5 dhjetor në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet e Ankarasë.

Kërkesa për ekstradim lidhej me akuzat për terrorizëm dhe lidhje armikun e presidentit Erdogan, klerikun e mërguar Fethullah Gulen.

Demirkaya ishte kryeredaktor i Zaman Bulgaria, një media, midis vitit 2003 dhe 2011. Ai u kthye në Turqi, por më pas u transferua në Bukuresht me familjen e tij në vitin 2016. Ai aktualisht shkruan për Zaman Rumania.

“Rumania, një anëtare e BE-së, në këtë mënyrë dëshmon respektin e saj për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe lirinë e fjalës,” tha Zaman Rumania në një deklaratë duke përshëndetur vendimin.

Turqia i ka vënë nën presion të fortë vendet e Ballkanit për të ekstraduar kritikët e qeverisë ose mësuesit që punojnë për shkollat që kanë lidhje me lëvizjen Gulen, duke i akuzuar ata për mbështetje të grushtit të dështuar të shtetit kundër regjimit të Erdoganit në korrik 2016.

Në mars, Kosova ekstradoi gjashtë mësues turq në Turqi, edhe pse kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj këmbënguli se ai nuk ishte informuar për këtë veprim.

Vendet perëndimore vazhdimisht hedhin poshtë kërkesa të tilla për ekstradim si të motivuara politikisht.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *