Kryetari i bordit drejtues të Bajernit, Karl Hainc Rumenige, ka kërkuar publikisht nga UEFA që të veprojë kundër Paris SG nëse klubi francez shkel rregullat e Fair Play-t financiar, të cilat të cilat marrin fuqi të plotë që nga 1 korriku i këtij viti. Shefi bavarez shprehu shqetësimin mbi shpenzimet e PSG, duke i bërë thirrje presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, që të ndëshkojë kampionët e Francës nëse ata dështojnë në respektimin e rregullores. “Është vështirë të imagjinosh që Paris SG po bashkëpunon me Fair Play-n Financiar. Të gjithë e dimë për lumin e parave që po u vjen nga Katari. Përafërsisht 200 milionë euro në sezon”, thotë Rumenige. “Shpresoj që Mishel Platini ta marrë seriozisht këtë çështje. Klubet që shkelin rregullat e Fair Play-t Financiar duhet të paguajnë çmimin. Ky është një moment i rëndësishëm për UEFA-n. Klubet kanë pasur tre vjet kohë që të përshtaten me kriteret e Fair Play-t dhe UEFA tani nuk duhet të pranojë që rregullat të thyhen”. Rumenige është gati të mbështesë publikisht Platininë nëse merr masa ndëshkuese ndaj PSG, duke paralajmëruar opinionin mbi rrezikun që ofrojnë për futbollin evropian manjatët që shpenzojnë shuma marramendëse për klubet e, tyre duke prishur balancat mes fitimeve dhe humbjeve. “Njerëzit mund të mos ndajnë të njëjtin mendim me mua dhe Platininë, por nuk duhet lejuar që disa djem të pasur nga Arabia Saudite apo Rusia të vendosin fatin e Champions League. Në këtë pikë Platini është në një mendje me mua. Klubet e Bundesligës respektojnë rregullat e Fair Play-t financiar, por kjo nuk ndodh në gjithë Evropën. UEFA duhet të forcojë rregullat, klubet e mëdha gjermane do të vuajnë për të mbajtur lojtarët e tyre nëse klubet e tjerë shpenzojnë pa kriter, pasi nuk respektojnë rregullat e reja financiare”.
A donit GLOBALIZIM … mbajeni … Cdo medalje ka dy ane, per ta mbajtur duhet te shikosh kush te shkon me shume. Merruni me politikanet tuaj jo me ata qe kane para me thes