Me anë të shefit ekzekutiv Karl Heinz Rummenige, Bayerni i Mynihut ka bërë te ditur për mediat se nuk do të tentojë asnjëherë të firmosë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi. 59-vjeçari u shpreh se është shumë e vështirë të ndash Leon nga katalanasit pasi sipas tij lojtari ka lindur për të luajtur me Barcën.
Muajt e fundit ka filluar të aludohet për një largim të mundshëm të tij nga blaugranat pas mosmarrëveshjeve të shumta me trajnerin Luis Enrique. Megjithatë pas deklaratave të Rummenigge mbetet e qartë se Bayerni nuk është më një alternativë.
Rummenigge tregoi gjithashtu se i njeh mirë të gjithë drejtuesit e klubit katalanas dhe ata nuk do të lejonin kurrë që argjentinasi të mbajë veshur një fanellë tjetër. Sipas gjermanit, Leo është flamuri i Barcelonës dhe e këshillon të mos largohet kurrë nga “Camp Nou”.
59-vjeçari e cilësoi Lionel Messin të rëndësishëm për katalanasit sa Lahm për Bayernin. Largimi i këtyre dy lojtarëve nga klubet e tyre për shefin ekzekutiv të bavarezëve është thjesht i pamundur.
Në fund Rummenigge siguroi në vazhdimësinë e spanjollit Pep Guardiola si trajner i Bayernit duke theksuar se nuk ekziston mundësia e largimit të tij dhe se klubi nuk ka nevojë për asnjë “plan B” për stolin. Bayerni aktualisht është lider i Bundesligas me 45 pikë dhe këtë të premte do të përballë brirët me Wolfsburgun e vendit të dytë.

Gjermanet…ah, sa krenare, dhe me merite, padyshim!
Perdor emrin e problemin Mesi, per te pohuar Lahm!
Por nuk kujtohen te veteqortohen per cfare bejne ne Bundeslige: ia blene me flori lojtaret me te mire Dortmundit, dhe e vrane frymen e gares ne kete kampionat qe perfudnon pas dy a tri javesh, edhe kete vit!
Lere mesin, e di vete ai: nese ndjen se duhet te levize, perse jo?
Mesi ishte Komplet, kur Ksavi dhe Iniesta ishin ata qe ishin… Tani qe te dy brinjet e trekendshit nuk jane me ne forme, e s’kane per tu kthyer me ne ate forme, eshte normale qe Mesi te kerkoj trekendesh tjeter!