Bukuroshja rumune Monica Gabor (në foto) publikoi disa foto ku dukej Kavalieri që po nënshkruante me disa biznesmenë kinezë.
Ajo i shoqëronte fotot me një mbishkrim: “Komplimenta Mr Pink për blerjen e Milan”. Klubi e përgënjeshtroi menjëherë. Edhe kompania Fininvest që ka mazhorancën e aksioneve i hodhi poshtë këto lajme.
Milani u gjend i papërgatitur nga publikimi i atyre fotove nga modelja rumune dhe ish e dashura e miliarderit kinez Mr Bee. Klubi i Milanit e përgënjeshtroi shitjen.

