Pasi mposhtën të dielën rivalin lokal dhe kampionin në fuqi, Manchester Cityn, me rezultat 4-2, djajtë e kuq tash do të përballen me liderin e tabelës, Chelsean, në Stamford Bridge gjatë të shtunës.
“Jemi plot vetëbesim, jemi në formë të mirë, kemi mposhtur disa ekipe shumë të mira në disa ndeshjet e fundit”, ka deklaruar Rooney, transmeton Telegrafi.
“Është një test i madh për ne, Chelsea është në krye të ligës. Ne do të punojmë dhe do të përgatitemi në fushën e stërvitjeve dhe do të jemi të gatshëm për ndeshjen”.
“Chelsea është në pozitë komanduese, andaj ne vetëm duhet të përpiqemi t’i fitojmë ndeshjet tona”.
“Mendoj se po luajmë një futboll të mirë, po fitojmë ndeshje dhe duhet të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit, duke përfunduar sa më lartë që mundemi dhe pastaj shpresojmë ta ruajmë formën sezoni ne ardhshëm”, ka shtuar anglezi.
Mendoj se tashme Man.UTD i ka te gjitha mundesite te korre fitore dhe me ekipet e medha te Premier League. Mbetet nje ekip i madh dhe per tu respektuar. Ndoshta e kaloi krizen e ketyre 2 viteve, dhe koha po punon per kete klub famemadh, qe i jep nder dhe prestigj futbollit te bukur dhe spektakolar anglez!