Rusët bombardojnë 5 stacione treni në Ukrainë, raportohet për viktima

J L

Pesë stacione treni në Ukrainë janë bombarduar nga rusët.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Hekurudhave të Ukrainës, i cili ka deklaruar se pesë stacionet e trenit në Ukrainën qendrore dhe perëndimore janë bombarduar mëngjesin e sotëm.

Alexander Kamyshin tha se nga sulmet ka edhe viktima, por deri më tani nuk dihet numri i saktë i tyre.

Ai shtoi se të gjitha sulmet ndodhën brenda një ore, duke bërë që 16 trena pasagjerësh janë vonuar.

“Pesë stacione hekurudhore u bombarduan gjatë një ore sot në mëngjes. Mbi 16 trena u vonuan. Raportohen edhe për viktima, detaje më vonë. Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *