“Rusët dhe ukrainasit janë vëllezër”, deklarata e Macron ‘irriton’ Ukrainën

Ornela

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një deklarate ditën e sotme, është shprehur se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër, por duket se Ukraina nuk e ka pritur mirë këtë gjë.

Minisitria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka reaguar në lidhje me deklaratën e tij duke e quajtur zhgënjyese, pasi Macron tha se ukrainasit dhe rusët janë vëllezër në mënyrë që të argumentonte se Rusia nuk ka kryer gjenocid në Bucha, siç është pretenduar deri më tani.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Oleg Nikolenko tha se miti i vëllazërisë mes Rusisë dhe Ukrainës ka rënë që në momentin që Rusia filloi të aneksonte Krimenë.

Ai shtoi se vëllezërit nuk vrasin njëri- tjetrin, gratë dhe fëmijët e tyre apo të shkatërrojnë shtëpitë e tyre.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Asnjëherë nuk më ka pëlqyer ky tip.
    Kurrkund.
    Në korçë të vjetrit kur dikush tregonte habi të stisur i thonin
    Ç MË BËHESH SI FRANCEZ
    Francezët janë të suksesshëm si aktorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *