Disa foto të futbollistëve rus duke vendosur një pambuk në hundë, ngjalën dyshime për përdorim dopingu.
Kanë qenë mediat gjermane që ngritën alarmin në lidhje me këtë gjë, duke u nisur edhe nga forma fizike e futbollistëve rusë, si dhe rezistenca e jashtëzakonshme.
Trajneri i Rusisë, Çerçesov ka treguar se lojtarët para ndeshjeve thithnin amoniak.
Amoniaku nuk është një substancë e pranishme në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia ndërkombëtare e Antidopingut (WADA), ai stimulon frymëmarrjen dhe përmirëson qarkullimin e oksigjenit në gjak.
Nga raportet e AS, mjeku kombëtar, Eduard Bezuglov, konfirmoi për mediat lokale përdorimin e amoniakut, duke mohuar në të njëjtën kohë se është doping.
“Përdorimi i amoniakut është i zakonshëm për mijëra sportistë, është diçka që është bërë për dekada”.
Duke qenë se në futboll, rezistenca ndaj lodhjes është e rëndësishme, amoniaku të ndihmon për ta përballuar këtë lodhje fizike.
o.j/dita

Bravo rusëve, janë të zotët për mjekësi.