Doli nga shtypi libri i ri i ambasadorit Shaban Murati “Rusët po vijnë”, që përfshin një dosje të plotë të portretit të diplomacisë dhe të strategjisë së Rusisë në Ballkan nga viti 2014, pas agresionit të parë rus në Ukrainë dhe deri në ditët tona të agresionit të dytë rus në Ukrainë. Është periudhë e një fluksi të ri masiv të ndërhyrjes ruse dhe të tensioneve në të gjitha shtetet e Ballkanit.
Libri vjen si një provë se Ballkani pas ndërhyrjes së parë dhe të dytë ruse në Ukrainë shndërrohet në një vatër ndër kryesoret e strategjisë së Moskës për destabilizimin e rajonit dhe të Europës. Konflikti i ri në Ukrainë dhe efektet e tanishme tronditëse të tij në Ballkan dhe në Europë e bëjnë librin “Rusët po vijnë” më aktual se kurrë dhe mund të quhet libri i duhur në kohën e duhur.
Libri përmban rreth 100 analiza profesionale diplomatike mbi aspekte të ndryshme të ndërhyrjes dhe të avancimit rus në Ballkan dhe bëhen objekte të analizës implikimet ruse në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe në të gjitha shtetet ballkanike. Analizat trajtojnë kundërrevolucionin e heshtur rus në Ballkan dhe diversionin rus në shtete të veçanta si Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Shqipëria, etj. si grushti i shtetit në Mal të Zi, përpjekjet ruse për të bllokuar Marrëveshjen e Prespës, duke organizuar klerin në Greqi, ashtu dhe opozitën në Maqedoninë e Veriut. Një vend të veçantë zënë në libër format e reja të patrajtuara më parë të ndërhyrjes ruse në proceset elektorale e zgjedhore në shtete të ndryshme si Mali i Zi, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Moldavia, etj.
Një bosht i interesit dhe i analizës së autorit në libër fokusohet në zbërthimin dhe efektet e qëndrimeve të diplomacisë dhe të politikës së jashtme ruse ndaj Kosovës. Rusia ka qenë në të 30 vitet e pas shembjes së komunizmit faktori kryesor ndërkombëtar i kundërshtimit të luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Autori ka ndjekur me skrupullozitet dhe ka zbërthyer tërë veprimtarinë diplomatike ruse dhe koordinimin e saj me diplomacinë serbe kundër shtetit të pavarur të Kosovës, duke paraqitur interpretimin e duhur diplomatik sipas interesit kombëtar shqiptar.
Një bosht tjetër i interesit dhe i analizës së autorit janë marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë dhe zigzaget e rrezikshme të këtyre raporteve për interesat shtetërore dhe kombëtare shqiptare. Libri trajton për herë të parë probleme të tilla strategjike shqiptaro-ruse si Traktati i Miqësisë Shqipëri-Rusi i sigluar në Tirarë në vitin 2004 apo projekte të tjera të dyshimta të bashkëpunimit dypalësh. Në libër zenë vend për herë të parë edhe analizat e përpjekjeve ruse për ndikim dhe penetrim në Shqipëri që nga proceset zgjedhore e deri tek lufta e krizat politike të viteve 2017, 2019 dhe 2021 në Shqipëri.
Libri “Rusët po vijnë” botohet pas librit me titull “Rusia Ballkanike”, të publikuar nga autori në 2014, ku përfshiheshin analizat e tij diplomatike për politikën e Rusisë në Ballkan në periudhën nga prishja e Bashkimit Sovjetik deri në ndërhyrjen e parë ruse në Ukrainë. Libri i ri “Rusët po vijnë” përbën një enciklopedi njohëse të veprimit dhe të strategjisë së diplomacisë dhe të politikës së jashtme ruse në Ballkan në ditët tona.
Në të njëjtën kohë libri i mësipërm për Rusinë i diplomatit të karrierës Shaban Murati mund të konsiderohet një enciklopedi e mendimit diplomatik shqiptar dhe një udhërrëfyes i nevojshëm dhe largpamës për diplomacinë dhe për qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës, ashtu dhe për botën akademike të angazhuar dhe të interesuar për marrëdhëniet ndërkombëtare.
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
URIMET MË TË MIRA, PËR AMBASADORIN TONË TË SHQUAR!
MBASE DO GJEJË KOHËN, EDHE MINISTRIA PËRKATËSE, TË LEXOJË NDONJË GJË.
Ketu Osmanet kane 500 vjet e kusur o Murat Shabani per Ruset do flasim Nashtine.
E kthyet Vorio Epirin dhe gjithe Ilyrine ne nje Ha…….e Islamike.
Kini edhe “gone” te pretendoni per “Komb te Lashte”!.
Qirie, me siguri je perfaqesues i evgjiteve te Pontit.
Amerikabet kerma kane 32 vjet qe kane ardhur dhe po te pall9jne o klysh i sorrosit. Me mire zruset se homoseksualet apo bythzinjte e Amerikes