“Rusi 2018”, Policia ka të drejtën të qëllojë me snajper

Dita

Shteti organizator i Botërorit, Rusia ka ndërmarrë masa shumë të rrepta sigurie.

Të gjithë banorët që jetojnë pranë “Central Stadium” nuk do të lejohen të dalin në ballkonet e tyre, të shohin me dylbi apo të hapin dritaret gjatë ndeshjes, përndryshe policia mund t’i sulmojë me snajper.

Një qytetar deklaroi për “Moscow Times” se “policia erdhi në banesat tona dhe na paralajmëroi që nëse ne dalim në ballkone, shikojmë nga dritaret apo përdorim dylbitë, do të goditemi nga snajperat.”

Forcat policore të pajisura me snajper janë vendosur nëpër tarracat e pallateve, nga ku do të garantojnë sigurinë për personalitetet dhe tifozët që do të ndodhen në stadium.

Një gardh prej 3 metrash është ngritur gjithashtu nga policia për të ndarë pallatet nga stadiumi.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *