Rusi 2018: Pse Madridi është kryeqyteti i Kupës së Botës

DITA Online

 

Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, mund të krenohet, pasi nga dy klubet e futbollit të tij, Reali dhe Atletico luajnë 24 lojtarë në Kupën e Botës.

Janë 15 prej tyre “Galaktikë” dhe 9 të tjerë bardhekuq. Nisja e Kupës së Botës ka qenë e jashtëzakonshme për ta. Ky grup i madrilenëve ka shënuar në total 9 gola (secili ka luajtur nga një takim).

Deri më tani, golashënuesi më i mirë është Cristiano Ronaldo, i cili ka realizuar 3 gola, 2 të tjerë nga Diego Costa, dhe 1 nga Griezmann (me penallti), Modric (po ashtu me penallti), nga 1 nga Nacho dhe Gimenez. Pesë rrjeta u shënuan nga madrilenët, kurse 4 nga “Los Colchoneros”.

Nuk mund të thuhet veçse një nisje e shkëlqyer ajo e yllit të Realit, CR7 në Rusi 2018.

Por edhe bardhekuqi Diego Costa nuk ngel pas. Ai realizoi dygolësh kundër Spanjës, duke zhvilluar takimin më të mriz deri më tani më kombëtaren.

Kjo është Kupa e Botës ku marrin pjesë më shumë lojtarë të Realit: Kroos (Gjermani), Casemiro dhe Marcelo (Brazil), Keylor Navas (Costa Rica), Modric dhe Kovacic (Kroaci), Carvajal, Nacho, Lucas Vázquez, Sergio Ramos, Asensio dhe Isco (Spanjë), Varane (Francë), Akras (Marok) dhe Cristiano (Portugali). Pra janë tre më shumë të thirrur krahasuar me botërorin Brazil 2014, (atëherë ishin 12 madrilenë) dhe 6 më shumë se sa ata në Francë 1998.

Kurse nga Atlético janë grumbulluar: Koke, Saul dhe Costa (Spanjë); Griezmann dhe Lucas (Francë); Giménez dhe Godín (Uruguai); Filipe Luis (Brazil) dhe Vrsaljko (Kroaci). Giménez dha tre pikë të Uruguait, ndërsa Griezmann ishte më i miri nga Franca në takimin kundër Australisë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *