Rusi, festimet e ushtrisë për pak sa nuk u kthyen në tragjedi (Video)

Dita

Festimet e zakonshme të Ushtrisë Ruse çdo të diele të fundit të korrikut, për pak sa nuk u kthyen në tragjedi këtë vit.

Videot dhe fotot që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, tregojnë për një moment frike në portin e Sevastopolit në Krimea, në të cilën ceremoni po merrte pejsë edhe Presidenti Putin.

Njëra nga raketat e anijës “Ladny” që duhej të shpërthente në ajër, në të vërtetë shpërthen shumë pranë saj.

Pasi lëshohet raketa, ajo bën një rrotullim të çuditshëm në ajër dhe bie në ujë ku edhe shpërthen.

Ky episod ka kaluar pa u komentuar nga autoritetet, ndërsa është publikuar vetëm nga mediat e huaja, të cilët kanë shfrytëzuar materialet e hedhura në rrjete sociale.

 

https://www.youtube.com/watch?v=nkZv4vxZJCA

Share This Article
4 Comments
  • Incidente ka ne cdo ushtri a perjashtim.te tilla kane ndodhur ne amerikedhe ne gjermani,ku sistemet antiraketore te prodhimit amerikan kryenin shkrepje te paatorizuara.

  • Rusia eshte shteti me i militarizuar i Botes dhe nuk ka te krahesuar me askend tjeter . Historikisht , nuk ka humbur asnje beteje te vetme , e jo me te humbase nje lufte . Vetem per trimeri , ushtri e armatim , nuk nuk mund te diskutohet ai vend e ai popull .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *